Po xhironin një film dokumentar për paramilitarët rusë, vriten tre gazetarë në Afrikën e Jugut (FOTO)

Po xhironin një film dokumentar për paramilitarët rusë, vriten tre gazetarë në Afrikën e Jugut (FOTO)

Tre gazetarët rusë të vrarë

Disa sulmues të panjohur kanë vrarë tre gazetarë rusë në Republikën e Afrikës së Jugut. Duke iu referuar disa burimeve anonime, agjencia ruse e lajmeve TASS lajmëron se gazetarët në Republikën e Afrikës së Jugut u vranë teksa xhironin një film dokumentar.

Gazetarët pretendohen se xhironin një film dokumentar mbi një grup mercenar paramilitar rus “Wagner”. Burimi i njëjtë thekson se sulmuesit e armatosur ndaluan dhe vranë gazetarin Orhan Jemal, kameramanin Kiril Radchenko dhe producentin Aleksandar Rastoruyev. Fati tragjik i tre gazetarëve rusë konfirmohet edhe nga Ministria e Jashtme ruse.

Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme Maria Zaharova tha se institucionet ruse janë në kontakt me autoritetet afrikanojugore dhe se policia ka gjetur trupat e tre personave të vrarë. Ministria shprehu ngushëllimet për familjet e të vdekurve dhe tha se po punonte për të kthyer trupat e tyre në Rusi. 

Ndërsa një zëdhënës i qeverisë së Republikës së Afrikës Qendrore, Ange Maxime Kazagui, tha se Ministria për Komunikim dhe për Sigurinë Publike dhe Mbrojtjen nuk kishin lëshuar akreditim për një delegacion gazetarësh rusë. 

Ndërsa një dëshmitar mësohet të jetë shprehur se gazetarëve iu bë pritë nga një grup i armatosur prej 10 personash, të cilët flisnin arabisht. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë