vijon nga faqja 1...Dhimitër Pojanakun e kam njohur vetëm si poet. Jo si gjykatës, të korruptuar madje. Me ndjeshmërinë e tëpëruar dhe vagjet e kuruara mburrej për rimën. Por si gjykatës u kap duke marrë rryshfet për një gjyq. KLD reagoi menjehere duke garantuar bashkëpunim për hetimin e këtij rasti, ndërsa kolegët e cilësuan thjeshtë “budalla”.
Arrestimi i një gjykatësi në vend që të ishte një lajm që duhet të shoqërohej me optimizëm se kupola po gërvishtet u kthye në humor. Në të vërtetë ky lajm shkakton ndjehësinë e kundërt. Dhimitër Pojanaku, gjyqtari poet e qefli vere, është thjeshtë më i paafti për korrupsion, aq sa i bën vetë pazaret në një lokal pasi ka pirë disa gota për tu frymëzuar buzë liqenit.
Lajmi i mirë do të ishte nëse dikush nga kupola, ata që morrën 300 apo 500 mij euro për të liruar nga burgu trafikantin fierak që kërkohej në mbarë botën do arrestohej. Mjaftonte vetëm si shkak vetë arsyetimi se duhej të dilte nga burgu të kujdesej për nënë dhe për bizneset për tju vënë prangat. SMS se dikush kishte marrë 300 mijë euro për këtë rast qarkulluan si në qeveri, polici dhe gjykata, edhe në presidencë e KLD por asgjë nuk ndodhi. Gjykatësit, (nëse i kanë marrë paratë) nuk i ka cënuar kush.
Në fakt mjafton si fakt cdo raport ordiner i ndërkombëtarëve apo edhe vetë shqiptarëve për nivelin e korrupsionit në Drejtësi që i gjithe ky sistem të shkundej nga themelet. Por “dinosaurët” as që i cënon kush. Ata vazhdojnë të na shfaqen rrugëve, apo tavolinave, pozantë me luksin e krijuar nga korrupsioni dhe as kujdesen që ta fshehin pasurinë. Arogantë, aspak humanë, ata janë një nga faktorët kryesorë se përse në këtë vend ka varfëri, ka korrupsion se ka shumë pak shpresë.
Me një të kaluar rrogëtari, nga rradhët e qumshtit që në mesnatë, pas 20 vitesh janë njerëzit më të pasur në vend, jo se janë të aftë, biznesmenë apo pinonerë të kapitalizmit, por thjeshtë janë esnafë të bëjnë Pazar me ligjin dhe Drejtësinë. Arrestimi i Pojanakut për ta nuk është shqetësim apo kërcënim, mbase është thjeshtë bezdi se Dhimitri ju uli pazarin kaq shumë, vetëm 500 mijë lekë. Atyre kaq ju kushton vetëm dreka e fundjavës.
Ata nuk kërkojnë paratë vetë, kanë sekserë, avokatë që hyjnë e dalin në dyert e gjykatës, biznesmenë, nipa, dashnore, shoferë etj.
Ata thjeshtë marrin një SMS në celular se “buka e misrit u ble”, apo “kaprolli që kishe merak është në furrë”, dhe nuk ndyhen duke numëruar 500 lekëshat në lokal. Ata asnjëherë nuk do t’i kapin në flagrancë si qeni në rrush, se nuk janë budallenj si Dhimitri, sepse janë shumë të zgjuar. Inspektoriati i Lartë i pasurive nuk ja gjen kurrë pasuritë, llogaritë dhe paratë. As prokuroria, ata janë shumë miq me deputetët, kyetarët e partive në pozitë apo opozitë. Ata dhe jo Dhimitri duhet të ishin tani në burg tani. Poeti nga Pogradeci nëse ka ndyrë duart nuk duhet të ishte as gjykatës, por është thjeshtë një grimcë në malin e korrupsionit të sistemit të Drejtësisë, një i paaftë që ja hodhi edhe një grua. Ose një barsaletë e ditës për “dinosaurët”.
Shkrimi u publikua sot (18.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com