Pogradec - Një konflikt mes bashkëshortëve ka agravuar deri në përdorimin thikës. Sipas informacioneve paraprake 30-vjeçari ka goditur me thikë 29-vjeçaren në banesën e tyre në lagjen 4 të qytetit të Pogradecit. Kjo e fundit, Bleona Xhaja ka marrë plagë në bark dhe në krah.

Dyshohet se autori Renato Xhaja vuan nga probleme të shëndetit mendor teksa e lënduara po transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Autori është shoqëruar nga policia e Pogradecit në ambjentet e komisariatit.  Burime për Report Tv bëjnë me dije se çifti jeton në Greqi, por kishin ardhur me pushime te familjarët e tyre në Pogradec

"Rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, shtetasi R. Xh., 30 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti në banesë ka plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen B. Xh., 28 vjeçe, e cila po merr mjekim në spital. 30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe po kryhen veprimet procedurale", njoftoi sot policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë