Pogradec, Dëshmia: Si i zhvarrosëm
150 ushtarët grekë në `67

POGRADEC - Lajmi se qeveria greke, sëbashku me homologen shqiptare di të kërkojnë eshtrat e ushtarëve grekë të vrarë gjatë luftës italo–greke në vitin 1940, e shtyn Siri Merkon, të tregojë detaje e histori nga zhvarrosja e shumë prej tyre në zonën e Pogradecit.

Peshkatari është njëri nga tre puntorët që kanë varrosur dhe zhvarrosur e më pas i kanë rivarrosur ushtarët grekë në vendin e quajtur Kodra e Gështenjave, pak metra më poshtë depos së ujit, në periferi të qytetit të Pogradecit. Siri Merko ka thënë për gazetën Shqipatarja.com, se ai ka qënë në liqen duke gjuajtur peshk, kur ka mbërritur një prift grek i quajtur Janis Llazaros. “Ai më kërkoi informacione të hollësishme për vendvendosjen e ushtareve grekë të vrarë në qytetin territorin e Pogradecit, gjatë konfliktit të armatosur në vitin 1940, midis Italisë dhe Greqisë. Priftit i kishin treguar për mua se jam marrë me varrosje e zhvarrosje, nëpërmjet një mjeku pediatër nga qyteti i Pogradecit, i cili shkon e punon edhe në klinikat greke në Selanik”, deklaroi pershkatari 63-vjeçar, Siri Merko.

Ai ka shtuar, se i ka rrëfyer priftit grek Llazaros, të gjitha hollësirat, si dhe i ka treguar edhe vendin në varreza ku ndodhen ushtarët grekë të vrarë në vjeshtën e vitit 1940, në kalanë e qytetit të Pogradecit.s

Zhvarrimet

Siri Merko tregon eskluzivisht për Shqiptarja.com, se në prill të vitit 1967, ai punonte në Ndërmarrien e Ndërtimit në Pogradec. Merko, sëbashku me disa puntorë të tjerë të kësaj ndërmarrje, Gjergji Velon (nuk jeton më) dhe Astrit Afisllari nga fshati Vërdovë, janë thirrur nga Drejtori i ndërmarries, Safet Hamdiu. “Ai na komunikoi, se ‘tek zona industrial, atje ku ndodhet fabrika e mobiljeve, përbri saj do të ngrihet një fabrikë karrikesh, por pikërisht atje ku do të hidhen themelet e kësaj fabrike, ndodhet një varrezë e ushtarëve grekë të vrarë në vjeshtën e vitit 1940 në kalanë e Pogradecit’. Prandaj, ne na u caktua, që t’i zhavrrosim ushtarët grekë dhe më pas t’i rivarrosim në Kodrën e Gështenjave, rreth 150 viktima, poshtë depos së ujit, pasi ishin përgatitur më përpara arkivolë të vegjël me dimesione 30 cm me 60 cm”. Kështu thotë Siriu, ndonse ishte tepër i ri, vetëm 17 vjeç. Ai, së bashku me shokët e tij, filloi të bëjë zhvarrimin e trupave të ushtarëve grekë. “Ushtarët grekë ishin trupa të mëdhenj dhe kishin të gjithë medalione në gjoks me numura e simbole të tjera. Ne, thotë ai, gjetëm nëpër varre edhe pagure me konjak ‘Metaxa’, apo dhëmbë floriri që kishte patur ndonjë ushtar i vrarë. Madje, kemi pirë konjak nga paguret e ushtarve të vrarë grekë, të cilët i kishin në varr me vete. Nuk ishin prishur këpucët, togzat, rripat... Më pas, i morëm rreth 150 arkivolet e vogla me eshtrat e ushtarve dhe i varrosëm në Kodrën e Gështenjave, poshtë depos së ujit, të cilat vazhdojnë të jenë edhe sot aty”.

Tragjedia e ushtarve grekë
I moshuari Arifi Blacëri, ish-banor pranë zonës së Kalasë, i cili e mban mend këtë ngjarie, tregon për Shqiptarja.com, se në atë kohë kur është zhvilluar lufta italo–greke, një pjesë e frontit helen ishte nëpër fshatrat rreth Pogradecit, ndërsa fronti i ushtarve italianë ishte vendosur tek maja e Kalasë së qytetit. “Ushtarët grekë ishin vendosur në kodrat rreth qytetit dhe filluan të godasin me artileri të rëndë majën e kalasë ku ndodheshin ushtarët italianë, ndërkohë që vazhdonte goditja me artileri. Një kolonel grek, i cili drejtonte forcat, ka ngatërruar sinjalet, ka hedhur në ajër shenjën e gjelbër për sulm, ndërkohë që artileria greke që ndodhej në kodrat e fshatit Rëmenj, vazhdonte të qëllonte me artileri kalanë e qytetit. Predhat greke vranë gabimisht ushtarët vet, të cilët ishin duke u ngjitur në kalanë e qytetit, ku do të kryenin luftime me forcat italiane. Aty janë vrarë dhe jo pak, por rreth 150 ushtarë, të cilët më pas, të nesërmen, u varrosën në periferi të qytetit të Pogradecit”, tregon Blacëri. Sipas të moshuarit, të nesërmen, koloneli grek që krijoj tragjedinë, ka kryer vetëvrasje nga dëshpërimi.

Korçë, Bashkia ndihmë teknike për varret

Megjithëse marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për kërkimin dhe zhvarrimin e eshtrave të ushtarve grekë, ka shkaktuar reagime të ndryshme, Bashkia e Korçë i është përgjigjur pozitivisht letrës së Ministrisë së Mbrojtjes. Nënkryetari Sotiraq Filo pohon, se lidhur me çështjen në fjalë bashkisë i është kërkuar vetëm bashkëpunimi në karakterin teknik, por ky institucion nuk do të jetë pjesë e kërkimeve dhe proçedurave të ndryshme. Sipas nënkryetarit, Filo është ngritur një grup pune, i cili drejtohet nga një ushtarak shqiptar, ndërkohë që nuk dihet ende se kur do të nisë puna në terren. “Ne na është vënë në dispozicion marrëveshja mes dy shteteve”, ka thënë Filo.

Tepelenë, Fshati Hormovë: Ok, por këtu ka varre tonat

Duket se procesi i zhvarrimeve të eshtrave të ushtarëve grekë të vrarë në luftën italo-greke në zonën e Jugut, nuk do kalojë aq lehtë. Një prej pikave ku parashikohet të gërmohet në bazë të një marrëveshje dypalëshe mes qeverive është edhe fshati Hormovë. Banorët e këtij fshati malor, nuk kanë qëndruar edhe aq indifferent. Në parim, ata janë shprehur pro një nisme të tillë, “por kjo të kryhet në vendet ku realisht kanë rënë”. Për banorët e Hormovës, ushtarët grekë, mbahen mend për masakrën që kanë kryer në Luftën e Parë Botërore në 1914 kur nga ky fshat, janë masakruar nga bajonetat e tyre, 219 burra si dhe dhjetëra të tjerë jo banorë të zonës. Madje gjurmët e kësaj masakre, kanë qenë aq të thella, saqë banorët e parë hormovitë, ngritën një lapidar, i cili edhe sot e kësaj dite, është vend peligrinazhi.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 12 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët

Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët