Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë në spital pas një aksidenti rrugor në aksin Lin–Pogradec.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se i riu ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

"Në aksin rrugor "Lin–Pogradec", shtetasi A. I., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. I., ka humbur jetën në spital", njoftoi sot policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe  shkakut të aksidentit.