POGRADEC- Një konflikt mes çiftit të bashkëshortëve ka sjellë një tragjedi në një familje në fshatin Velçan të Pogradecit.

Në sherr e sipër, gruaja 23 vjeç ka goditur burrin 26 vjeç me dru pas koke duke e lënë të vdekur në vend, dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.

Trupat e pajetë të Fatbardha dhe Erzen Tora janë gjetur të pajetë në mesnatë rreth orës 00:10 në një kasolle pranë banesës së tyre. Burrë e grua jetonin në banesë vetëm me dy fëmijët e tyre të mitur, 3 vjec dhe 9 muajsh.

fatbardha erzen torra

pogradec
 
Hetimet
Nga hetimet paraprake, dyshohet se këta shtetas gjatë natës janë konfliktuar dhe goditur fizikisht me njëri-tjetrin.
 
Më pas konflikti ka vijuar edhe jashtë banesës, konkretisht në një kasolle (pronë e tyre) ku shtetasja F.T dyshohet të ketë goditur në kokë, me mjet të fortë (dru) bashkëshortin e saj, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
 
Pas këtij veprimi, shtetasja F.T dyshohet të ketë konsumuar helm dhe për pasojë ka gjetur vdekjen edhe kjo e fundit.
 
Konflikti mendohet të ketë ndodhur, për motive të dobëta, midis dy bashkëshortëve.
 
Trupat e tyre janë transportuar në morgun e Spitalit të Pogradecit, ku pritet të kryhet autopsia.
 
Nga ana e Policisë, po kryhen gjithë veprimet e nevojshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në banesë jetonin vetëm me 2 fëmijët e tyre të mitur.

Flet i vëllai
Vëllai i Erzenit, Arnest Tora ka treguar se çifti nuk kishte konfklikte apo probleme financiare.
 
Ai tregon se i kanë dërguar një mesazh në celular “Hajde na merr te tokat bujqësore”, vend ku ai i ka kërkuar dhe s’i ka gjetur.
 
Më pas Arnesti ka kontrolluar në kasolle dhe i shokuar i ka parë të dy të pajetë ndërsa vajzën 3 vjeç e kishin lënë te fqinja dhe djalin 9-muajsh në banesë.
 
Është një ngarje shumë e rëndë që na ka shokuar të gjithëve. Çifti nuk kishte probleme mes tyre, as probleme financiare. Jetonin në banesë të vetëm së bashku me dy fëmijët e mitur. Prindërit janë në Amerikë. Dje kam marrë një mesazh në telefon dhe teksti ishte ky: “Hajde na merr tek tokat bujqësore”. Kam shkuar tek tokat por nuk i kam gjetur. Jam kthyer tek banesa e tyre dhe i kam gjetur të dy tek kasollja e vjetër, të pajetë. Vajzën tre vjeç e kishin lënë tek komshija, ndërsa djali 9 muajsh ishte në banesë i vetëm. Nuk e di se çfarë i ka shtyrë për të bërë këtë akt”, shprehet Arnest Tora.

(d.b/Shqiptarja.com)