POGRADEC - Një kalimtar është aksidentuar për vdekje mëngjesin e kësaj të hënë pasi është përplasur nga një kamion. Aksidenti ndodhi në lagjen numër 3 të qytetit të Progradecit, rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Mësohet se Kristaq Ylli, rreth 50 vjeç banues në Devoll, ishte duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një kamion me targa VL 2460 C

Policia ndaloi drejtuesin e mjetit Paulin Gjona, 57 vjeç dhe e shoqëroi në Komisariatin e Pogradecit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)