Nga specialistët e Narkotikëve në policinë e Pogradecit është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 32 vjecarit Altin Papa, pasi në vendin e quajtur “Kthesa e Linit” në aksin rrugor Qafëthanë - Pogradec, gjatë kontrollit të ushtruar, i janë gjetur dhe sekuestruar 14 doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë.

Policia ka bërë të ditur se poseduesi i tyre lëndën narkotike e kishte destinuar për tregun e brendshëm, konkretisht dyshohet se do ta shpërndante në qytetin e Pogradecit.

Gjatë ditës së sotme, në total, policia në disa rajone ka prangosur 8 persona dhe ka sekuestruar rreth 7 kilogramë lëndënarkotike.

Redaksia online
(shqiptarja.com)