POGRADEC- Në fshatin Vërri të Pogradecit dy kushërinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive banale. Sipas policisë Dituri Alla, ka goditur me sende të forta në trup, kushëririn e tij, Kujtim Alla për çështje pronësie, sherr i cili ka degjeneruar në dhunë fizike.
Ndërsa gjatë konfliktit, ky i fundit, e ka kanosur Dituri Allën, me një armë zjarri, pistoletë tip “EKOL”, me Nr. EV.1435017, të cilën e posedonte pa lejën e organeve përkatëse.
Burime jozyrtare thonë se shkak i zënkës ka qënë një vijë uji dhe në sherr janë përfshirë edhe 4 vëllezërit e V.Allës 40 vjeç të cilët kanë goditur me mjete të forta lopata e kosore K.A 37 vjeç duke i prerë veshin dhe thyer 3 brinjë

Policia e Pogradecit ka shoqëruar në komisariat 44-vjeçarin Kujtim Alla si dhe Dituri Alla, 25 vjeç. Ne cilësinë e provës materiale, iu sekuestrua arma e zjarrit, së bashku me një krëhër me 3 fishekë.Materialet në ngarkim të shtetasve, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale : “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kanosja”

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com