'Pse kalon në tokën time', sherr mes kushërinjve në Pogradec, plagosen me mjete të forta! Njëri prej tyre me probleme mendore

Dy të rinj, kushërinj mes tyre janë konfliktuar me njëri-tjetrin me mjete të forta, ku kanë marrë dhe lëndime. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rremenj të Pogradecit, ndërsa kushërinjtë B. T., dhe B. Z. banonin me shtëpitë afër mes tyre.  

Sipas policisë motivi i sherrit mes të rinjve është për çështje banale, ku njëri prej tyre nuk ka dashur që kushuriri i tij të kalonte në tokën e tij. Burimet thonë se një prej tyre vuan nga probleme të shëndetin mendor.

Si pasojë e sherrit mes tyre me mjete të forta, të dy personat kanë marrë plagë në trup. Njëri prej tyre është plagosur në kokë dhe tjetri në këmbë. Të dy shtetasit pas ndihmës së parë të marrë në Spitalin e Pogradecit, u shoqëruan në ambientet e Komisariatit për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të sherrit mes dy kushërinjve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alban: 10/08/2020 17:46

    Po me habit fakti si ka munci gjith kta me te meta mendore kto kohet e funit tu bo krime!!!Mos ka hudh na nji armik na i gjo te uj pishem se shum qekan shtu ky lloj “misri”

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë