Pogradec- Gjatë kontrollit të ushtruar natën e kaluar (19 Dhjetor) në Liqenin e Pogradecit, në zbatim të urdhrit të ndalimit të peshkimit në Liqenin e Ohrit, u bllokua një varkë me motor.
Pranë saj nuk u gjet asnjë person pasi u ndoq nga rojet e peshkimit, sepse autorët e braktisën në breg dhe u larguan. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar me spirancë në zona të ndryshme në Lin-Tushemisht, u bllokuan dhe rreth 300 metra rrjetë e paligjshme.
Kontrolli është ushtruar në bashkëpunim me Inspektoriatin e Peshkimit dhe Patrullën e Policisë së Kufirit. Kontrollet do të vazhdojnë gjatë gjithë periudhës së ndalimit.
Peshkimi pritet të jetë i ndaluar deri në muajin Mars, pas urdhrit të ministrisë për shkak të sezonit të shtimit të specieve ujore.