POGRADEC - Gjatë këtij viti në të gjithë territorin e Shqipërisë janë mbyllur 119 gryka galerishë që paraqisnin rrezikshmëri të lartë për banorët e zonave të tyra. Kështu qyteti I Pogradecit ka mbyllur galeritë e rrezikshme të minierave të cilat ndër vite kanë marrë jetë njerzish.

Kryeministri Rama ka inspektuar këtë të premte, njërën prej këtyre galerive të braktisura e cila pas ndërhyrjeve teknike të nevojshme është bërë e paaksesueshme për njerzit. Drejtori i Repartit të Inspektimit dhe të Shpëtimit të Minierave, Rrapush Tola ka shpjeguar mënyrën se si janë mbyllur këto galeri. 

“Nisur nga situatat që kanë ndodhur në minierat e vjetra të braktisura në vite, ku dhjetëra njerëz kanë humbur jetën në këto punime, me fondet të qeverisë u bë e mundur që gjatë këtij vit u mbyllen 119 gryka galerish në të gjithë territorin e Shqipërisë. Janë mbyllur 53 galerinë rrethin e Korçës, 40 në Pogradec, 13 në Librazhd, 9 në Tiranë dhe 4 në Tepelenë. Një galeri nga më të rrezikshmet ku mund të ndodhnin aksidente është dhe kjo galeri që kemi përballë, mbylljet janë bërë me mur betoni, janë mbushur me dhe ose janë bërë shembje me mina” tha Rrapush Tola

Sipas Tolës kanë mbetur edhe rreth 500 gryka galerish që janë më të vogla, më të cekëta, por që e mira është që dhe këto të mbyllen hap pas hapi pasi paraqesin rrezik. Kështu për vitin që vjen, në buxhetin e shtetit janë parashikuar edhe 40 milion lekë të reja për mbylljen totale të tyre.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)