POGRADEC - Roja i një shoqërie private, në tunelin e trenit në fshatin Lin të Pogradecit, ka plagosur me armën e shërbimit, presidentin e sigurisë së tunelit, pas një konflikti për pagën, ndërsa më pas ka plagosur edhe veten.

Ngjarja ndodhi në në hyrje të tunelit të trenit, kur roja Vrenuz Xhelo plagosi me pistoletë Shemshedin Sulollari, i cili eshte nisur drejt Spitalit te Traumes ne Tirane.

Ai është plagosur në kofsh,ndërsa vetë roja i tunelit të trenit në Lin, plagosi më tej veten në pjesën e barkut.

Policia në vendngjarje bllokoi armën e krimit dhe nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj plagosjeje.

stacioni trenit pogradec

stacioni trenit pogradec

stacioni trenit pogradec

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)