POGRADEC-Policia ka arrestuar autorin e dëmtimit të zyrave dhe ambienteve të brendshme të bashkisë në datë 26 janar. Ai është E.S. 15 vjeç, banues në Pogradec, me precedent penal, pasi ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.

15 vjeçari natën e 26 janarit u fut në ambientet e bashkisë duke dëmtuar disa dyer, por sipas policisë, rezulton se nuk është vjedhur gjë. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.

 

d.b/shqiptarja.com