Pogradec/ Shpëtuan një 31-vjeçar nga vetëvrasja! Nëna e moshuar po përpiqej të ndalonte të birin, kur dy të rinjtë që po ktheheshin nga xhamia shmangën tragjedinë

POGRADEC - Dy të rinj nga Pogradeci arritën të shpëtojnë një 31 vjeçar, i cili nën efektin e lëndëve narkotike tentoi të hidhej nga dritarja e apartamentit në katin e gjashtë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4 të qytetit, ku nëna e 31 vjeçarit në moshë të thyer përpiqej të ndalonte të birin të mos kryente aktin e rëndë. Më pas dy të rinjtë të cilët po ktheheshin  nga  Xhamia panë rastësisht ngjarjen dhe u ngjitën me shpejtësi në pallat.

‘Ne momentet e para po i flisnim duke i thëne nuk duhet ta besh pasi je ende i ri. Rreth 4 minuta me vone vijnë 2 police te cilët i kishin njoftuar njerëzit qe ishin mbledhur ne vendngjarje. Dhe policet nisen ti flisnim me fjale te mira qe mos ti jepte fund jetës. U përpoqën ta mbanin disa minuta me fjale te mira por kur e panë qe i riu nuk po vepronte atëherë një polic tentoi te ngjitej lartë por kur u kthye erdhi duar bosh, u ngjit prapë polici prapë duar bosh erdhi’ theksoi Ernest Dulellari.

Menjëherë pas kësaj të dy të rinjtë janë ngjitur vetë për të ndihmuar nënën e të riut.

‘Kur hyra brenda pashe qe personi po godiste mamanë e tij me bërryl me fytyre dhe ajo për një moment e lëshoi. Ne momentin kur mamaja e lëshoi unë u hodha drejte tij duke ia vene dorën tek bluza dhe e tërhoqa për brenda. Ndërkohe dhe unë po bërtisja për ndihme pasi ai tentonte vazhdimisht te shkonte drejt dritares dhe te hidhej. Personi thoshte qe jam mërzitur nga fjalët e njerëzve, ata me tallin ishte i bullizuar’, tha Ernest Dulellari.

Besimi në Zot thonë dy të rinjtë  pogradecarë i drejtoi të shpëtonin një jetë.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Banorët e Roskovecit protestë kundër Termocentralit të ri: Mos na merrni jetën!  I vënë flakën shtyllës së piketimit: Rama ta anulojë, dëmtohet e gjithë zona

Banorët e Roskovecit protestë kundër Termocentralit të ri: Mos na merrni jetën! I vënë flakën shtyllës së piketimit: Rama ta anulojë, dëmtohet e gjithë zona