Pak ditë na ndajnë nga fillimi i shkollës, një institucion ku fëmijët duhet të ndihen së pari të sigurt dhe të mbrojtur. Por, fëmijët e fshatit Rrëmenj në bashkinë e Pogradecit edhe këtë vit të ri shkollor do të ulen në bankat e shkollës me rrezikun përkrahë.
"Unë kam dy djem dhe një gocë që studion tek kjo shkollë. 0% jemi të sigurt. Shumë e rrezikshme si për të mëdhenjtë si për të vegjlit. Për të vegjlit më shumë se ne ruhemi."
"Kabina elektrike është shumë pranë dhe ne kemi frik mos bën ndonjë masë dhe merr zjarr. Ne jemi të rrezikuar. Klasa që është afër kabinës ka frikë mos bëhet ndonjë gjë. Ne kërkojmë që kabina elektrike të hiqet nga aty e të vendoset diku tjetër." ka thënë një banor.
"Shumë është e rrezikshme por askush nuk pyet. Të gjithë kemi fëmijë aty por çfarë të bëjmë." ka thënë një tjtër.
"Kabina duhet të hiqet nga aty se është ambient shkolle e janë tërë ato fëmijë nuk janë 5 e 10." shton një prind.
"Sipër kabinës ka klasë. Anash ka klasë. Në të dyja anët. Tensioni është I lartë. Ka shumë kohë kështu. Shkolla ka bërë ankesa. Është thënë se do merren masa, por asgjë. Unë si kryeplak kërkoj heqjen e Kabinës nga aty dhe të zhvendoset diku tjetër." ka thënë Kryeplaku.
Kabina elektrike e vendosur brenda institucionit të shkollës ku marrin dije me qindra fëmijë, është jashtë çdo lloj standardi te sigurisë. Nxënësit dhe prindërit të alarmuar kërkojnë zgjidhje të kësaj situate përpara se të ndodhe ndonjë tragjedi. Kryeplaku i fshatit Pëllumb Jakupllari bën me dije se edhe pse shpeshherë banorët kanë ngritur shqetësimin e tyre, asnjëherë nuk është marrë ndonjë masë.
Por, kjo nuk është e vetmja kabinë, pak metra më larg një tjetër kabine e amortizuar në rrezik shembje kërcënon jetën e banorëve të fshatit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.7%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vdekja e Oktapodit 36-vjeçar të Pogradecit! Amarcord, Report Tv
30 Mars, 21:33
-
Kundërshtohet plani për betonizimin e Drilonit nga “Kontakt”, në bashki s’dinë asgjë! Ortaku i Malltezit, Bektashi po shet pa nisur punimet! PD e Berishës asnjë fjalë
30 Mars, 14:24
-
Pogradec/ Plagosi me thikë 36-vjeçarin pas sherrit dhe u arratis, prangoset autori i dyshuar! Nën akuzë edhe personi që e ndihmoi të largohej
30 Mars, 11:25
-
Pogradec/ Konflikt mes dy personave, plagoset me thikë 36-vjeçari! Në kërkim autori (VIDEO)
29 Mars, 20:41
-
‘Toka në Shkollë’, kryeministri Rama: Nxënësit mësojnë të kujdesen për natyrën duke mbjellë dhe korrur prodhime të freskëta
28 Mars, 07:59
-
Ortaku i dhëndrit të Berishës betonizon Drilonin e Tushemishtin! Këshilltari bashkiak i Pogradecit: Stop kullave 12-katëshe të ‘Kontakt’, UNESCO ka ndaluar ndërtimet
25 Mars, 16:20
-
Ortaku i dhëndrit të Berishës dhe financuesi i Syri TV betonizon parkun natyror të Drilonit dhe Tushemishtin! PD hesht!
22 Mars, 18:36
-
Fier/ Nxënësit lënë mësimin për panairin e punës, Bardhi: Balluku po i keqpërdor për fushatë! SPAK të hetojë krimet elektorale
21 Mars, 16:36
-
Rama inspekton tunelet që do lidhin Librazhd-Elbasan: Brenda vitit shohim dritë në fund të tunelit, kur kaluam Murrizin nuk na ndalon më asgjë! Do zhvillojë edhe turizmin
19 Mars, 11:57
-
Borë në pranverë, zbardhet malësia e Korçës! Pjesa tjetër nën shi, temperatura deri në 0 gradë celsius (VIDEO)
18 Mars, 09:49
-
Pogradec/ Automjeti përplas një person me biçikletë në Qafë Plloçë, dërgohet në spital
17 Mars, 12:55
-
Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 29-vjeçari në Pogradec
17 Mars, 12:07