POGRADEC-Policia ka vendosur në pranga pas 5 ditësh Andrea Pilinçin 25 vjeç.
 
I riu nga qyteti liqenor në fshatin Tushemisht para pesë ditësh pas një konflikti me dy vëllezër shkoi në banesë, mori një kallashnikov dhe i ndoqi duke i kanosur dhe tentuar t'i vrasë.
 
Andrea Pilinçi u konfliktua me dy vëllezërit G.Xh. 33 vjeç dhe E.Xh. 38 vjeç banues në Tiranë. Pas ngjarjes dy vëllezërit u morën në pyetje, ndërsa 25-vjeçari u arrestua ditën e sotme.
 
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale: “Kanosja”; “Prishja e qetësisë publike”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84, 274, 278 të Kodit Penal.


dy.b/shqiptarja.com