POGRADEC - Mungesa e një tregu për tregtarët e fruta-perimeve në qytetin e Pogradecit ka bërë që këta të fundit ti shesin prodhimet e tyre ku të munden pa plotësuar asnjë kusht higjeno sanitar.
 
Janë pikërisht konsumatorët ata që janë më të ndjeshëm nga ky fenomen teksa detyrohen të blejnë produktin me çmime të ulëta por jashtë çdo kushti higjeno sanitar.
 
Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report tregojë qartë realitetin në këtë treg.
 
Sipas tyre tregu informal në këtë qytet ekziston prej vitesh në këtë gjendje ndërsa thonë se bashkia duhet të marrë masa për normalizimin e situatës .
 
Ndërkaq nga ana e Autoritetit Kombëtarë të Ushqimit thuhet se inspektimi nga ana e kësaj drejtorie kryhet masivisht por bashkëpunimi me pushtetin lokal do të frenonte tregtimin e produkteve në këto kushte, teksa ky i fundit duhet të marrë masat për ndërtimin e tregut të ri.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)