Investimi në fshatin turistik, Tushemisht të Pogradecit po shfaq probleme vetëm disa muaj pas përfundimit të punimeve.
Një pjesë e shtyllave të ndriçimit multifunksionale, të pajisura me kamera dhe sistem Wireless, janë të thyera ose me riparime provizore.
Serverët dhe kamerat nuk funksionojnë plotësisht, duke penguar operimin e plotë të sistemit të sigurisë.
Çdo shtyllë ka kushtuar 250,000 lekë, ndërsa për 58 shtylla investimi kap vlerën e 14,500,000 lekëve pa TVSH.
Projekti eshte realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Bashkinë Pogradec.
Komente










Perse duheshin vene kamera aq te shpeshta ne rradhe te pare?! E ku,ne Tushemisht?! Ai nuk eshte as qytet i madh si Tirana e Durresi,as zone ushtarake,as vend ku ruhet thesari i shtetit,vetem se me keto kamera kaq te shpeshta,na kujton kohen e Xhaxhit,na kujton se eshte zone kufitare e duhet /te ruhet/ kufiri! Nje shpenzim i kote e i keq menduar.Ketyre u erdhen ca para ne dore qe duhet t'i shpenzonin dhe ku i shpenzuan? Ne projektin me idiot qe kemi pare ndonjehere deri tani dhe ja rezultati!!
PërgjigjuKamera qe nuk ruajne dot veten e tyre. Korrupsion i paster
PërgjigjuPo mire mo, qenkan thyer....po kush i theu? Nuk pane gje kamerat e tjera? Ç'eshte ky muhabete te thyhen pas 2 muajsh???
Përgjigju