POLEMIKA/ Frikë në UPT?
Kanë ceduar themelet e korpusit!
Zbardhet e plotë dosja e fshehur e cedimit të themeleve të Universitetit Politeknik të Tiranës, ndërtesës së vitit 1960. Konstruksioni i saj dhe pse specialistët kërkojnë sigurinë konstruktive të të gjithë korpusit universitar. Pse Rektorati i UPT iu drejtua vetëm specialistëve të vet? Projekti i UAECC që i mori buxhetiti 422 mijë lekë, firmosur në 2013 nga Berisha dhe shumë dritëhije që vijnë nga relacioni teknik i ekspertëve. Një dosje që duket se po nis rrugën drejt...Prokurorisë!
TIRANE - Kur Sali Berisha, ish kryeministër, do të firmoste shtesën e Korpusit të Universitetit Politeknik të Tiranës, një projekt i arkitektëve Koço Kaskaviqi dhe Sokol Ngjelina, me konstruktor Agim Bajram Seranaj, nuk do t’i kursente vlerësimet për investimin. “Investimi bëhet sipas të gjithë parametrave dhe një arkitekture moderne”,‐ tha Berisha në 10 Maj 2013, sapo firmosi vendimin Nr 8 të KKT, (Leje zhvillimore komplekse për shtesën e korpusit të Universitetit Politeknik) që e “ngushtonte” buxhetin e shtetit me plot 422 milionë lekë (të reja).
Doktori atëherë tha se ky ishte një ndërtim jashtëzakonisht i rëndësishëm, që do të akomodonte 1200‐1300 studentë. Dhe kështu duhet të ndodhë, sepse edhe UPT, si disa universitete të tjera, ka nevojë për një insfrastrukturë plotësuese. Unë nuk po shkoj tej kësaj që thashë më sipër, për të pyetur përshembull se sa është sipërfaqja e shtesës (si ndërtim) prapa godinës qëndrore të universitetit, se sa është kosto për metër katror ndërtim dhe se sa kjo krahasohet me mesataren e kostos për objekte të ngjashme. Kjo është një mesele tjetër, që duhet bërë, shpejt madje, për të parë ca gjera më të thella se investimi. OK, do të bëhet edhe kjo në kohën e duhur!
Unë kam një merak tjetërPas publikimit në “Shqiptarja.com” të shkrimit “Historia trishtuese e një “akademiku” të gënjeshtërt”,
Lexoni këtu shkrimin e parë shumica e njerëzve që më telefonuan dhe shkruan, në fakt, nuk u interesuan shumë se çfarë shkruhej për një drejtues të rëndomtë. Interes treguan ata që kishin fëmijët në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit në UPT.
Pse? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje jam duke shkruar sot. Pas shumë këmbënguljeje të ligjshme, më në fund stafi i afërt i “akademik” Jorgaq Kaçanit, më ofroi materialin e titulluar “Relacion teknik për situatën e Godinës së Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në Sheshin “Nënë Tereza”, një dosje disi voluminoze, që jep shumë përgjigje, por që ngre edhe pikëpyetje të forta. Çfarë ka ndodhur? Pse kjo dosje “teknike” mbahej si “ujët e ftohtë” e mbyllur “me shtatë çelsa” dhe për të cilën ishin “kërcënuar” disa nga kuadrot e respektuar të UPT?
Shkrimi u botua në të përdishmen Shqiptarja.com, e lexoni të plotë në versionin Online duke klikuar mbi linkun, do të gjeni të plotë relacionin teknik për gjendjen e ndërtesësRedaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 3425
Lajme të tjera
-
Kur do të martohesh? Monika Lubonja përgjigjet: Princi nuk më erdhi, tani po pres mbretin
25 Mars, 08:57
-
Media: Moska zvogëlon planet për një ofensivë të mëtejshme në pranverë
25 Mars, 08:50
-
Dodik bën thirrje për bashkimin e Republikës Sërpska dhe Serbisë
25 Mars, 08:38
-
Rama publikon pamjet nga ecuria e punimeve: Hapet 100% njëri nga tunelet e Llogarasë
25 Mars, 08:27
-
Luizi merr informacion nga jashtë: Po doli Kiara, dil! Ia kanë dhënë Oltës
25 Mars, 08:23
-
Gjermania mbështetje për ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut
25 Mars, 08:05
-
QUINT-i: Keqardhje që Lista Serbe nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për zgjedhjet në veri të Kosovës
25 Mars, 08:01
-
'Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, lexonit Kafkën e Volterin, dhe të nesërmen…'/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik
25 Mars, 07:43
-
Kthehet ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para
25 Mars, 07:41
-
Të hënën afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarëve, PD ende pa vendim për 'vendoret'! Mbledh sot Kolegjin e Kryetarëve
25 Mars, 07:37
-
PS mbledh sot kryesinë, zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit! Emrat që pritet të konfirmohen
25 Mars, 07:17
-
Lufta Ukrainë/ Biden: Deri më tani nuk ka armë nga Kina në Moskë
25 Mars, 07:14