TIRANE-Në tre ditët e fundit pasi kryeqyteti dhe Durrësi u futën në karantinë nga koronavirusi, kryeministri Edi Rama është shfaqur në rrjetet sociale për të komunikuar lajmet e rëndësishme dhe vendimet që qeveria ka marrë nga shtëpia e tij në Surrel. E njëjta gjë ndodhi edhe mesditën e sotme, ndërsa në sfond ishte një përkrenare. Në disa media u hodhën akuza se kreu i qeverisë kishte përvetësuar përkrenaren e Skënderbeut.
Për të shuar polemikat, reagoi drejtori i Komunikimit në Kryeministri Endri Fuga, i cili sqaroi se përkrenarja në shtëpinë e Edi Ramës është kopje, ndërsa origjinalja e Skënderbeut ndodhet në Sallën e Hartave në Kryeministri. “Meqë fantazia arriti në piken qe te shkruhet ne portalet e infektuara se qenka vjedhur përkrenarja e Skenderbeut nga kryeministri, ja ku është perkrenarja origjinale që pret në korridor meremetimin e Salles së Hartave! Kopje mund te porosisni tek Argjendari Pirro dhe t’i gezoni!”– shkruan Fuga krahas fotos, në reagimin në Twitter.
Postimi i Endri Fugës
Kur je i izoluar në shtëpi, edhe me Edin do të merret populli.....
PërgjigjuKy nuk ka nevoje për perkrenaren e heroite se eshte vete Skenderbe. E bene vlonjatete të tille! Mjaft se na e shpifete me kete. 30 vjet shikonime Tosine e Saliun tani kete
Përgjigju