Poliçan/ Po bënte qitje me armë të improvizuar, plagoset në fytyrë 21- vjeçari

Poliçan/ Po bënte qitje me armë të improvizuar, plagoset në fytyrë 21- vjeçari

Foto ilustruese

POLIÇAN- Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur në fytyrë teksa po bënte qitje. Arma ka qenë artizanale dhe teksa i riu me inicialet A.SH po bënte qitje është dëmtuar nga gazrat dhe gjilpëra e armës në fytyrë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ai është dërguar drejt spitalit të Traumës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj 21-vjeçarit  është nisur një procedim penal në gjendje të lirë pasi mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive ” dhe “Prishje të qetësisë publike.

Njoftimi i plotë i Policisë
"Specialistët e Seksionit për Krimet filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin:

A.Sh, 21 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar, pasi duke bërë qitje me një armë gjahu artizanale e improvizuar prej tij, është dëmtuar nga gazrat dhe gjylpëra e armës në fytyrë.

Pas ndihmës së parë mjeksore në Spitalin Rajonal Berat është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetis dhe sportive ” dhe “Prishje të qetësisë publike “, parashikuar nga nenet 274 e 280 i Kodit Penal", njofton policia. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 24/11/2019 21:27

    Çudi do ishte ky plen t kishte libër me vete. Shqiptar+arm=e zakonshme Shqiptar+liber=e pazakont

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja