Plagosje edhe në Poliçan. Një sherr mes dy personave ka ndodhur në fshatin Lybeshë ku Ermal Senka, 30 vjeç ka qëlluar me mjet prerës thikë, L.Xh, 27 vjeç. I plagosuri mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Autori dhe i plagosuri janë të dy nga fshati Lybeshë në Poliçan. Fillimisht mes dy personave ka pasur një konflikt dhe situata ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të ftohta.
Njoftimi i Policisë për ngjarjen:
Poliçan
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Ermal Senka, 30 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, Poliçan.
Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Lybeshë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur në trup, me mjet prerës (thikë), shtetasin L.Xh, 27 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ”Plagosja e rëndë me dashje” dhe ‘’Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’’, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.