‘Poliçani gati të prodhoj municione’, drejtori i ish-ndërmarrjes: Kemi  burimet njerëzore të duhura

‘Poliçani gati të prodhoj municione’, drejtori i ish-ndërmarrjes: Kemi  burimet njerëzore të duhura

Shqipëria i ka të gjitha burimet njerëzore për të filluar prodhimin e municionit ushtarak në ish-ndërmarrjen mekanike të Poliçanit.

Kjo është bërë e ditur, nga Ardian Spaho administratori shtetëror i ish-ndërmarrjes së Poliçanit, në Komisionin e Sigurisë kombëtare.

Debati më i madh mes deputetëve dhe punonjësve të Poliçanit u zhvillua për gjetjen e burimeve njerëzore që do të riaktivizojnë ish-ndërmarrjen.

Spaho tha se janë të gjitha kapacitetet njerëzore dhe se me avancimin e teknologjisë ka ndryshuar edhe mënyra e të punuarit për prodhimin e municioneve.  

“Poliçani hyn me një bonus nga pikëpamja e kapitalit, të ambienteve dhe burimeve të përshtatshme për natyrë të tillë prodhimi, ka një sërë avantazhe, po ashtu dhe shoqëria shetërore që do të krijohet. Nuk kërkohen më ato kapacitete që kanë qenë dikur. Ka një raport të theksuar si është punuar në atë kohë dhe se si do të punohet në kohët e sotme.  Mendojmë se i kemi  burimet njerëzore të duhura”, tha ai.

 

Ish- gjenerali i FA Bardhyl Kollcaku, i cili gjatë mbledhjes së Komisionit Komisioni për Sigurinë Kombëtare, tregoi mbështetje për projektin  e qeverisë për krijimin e shoqërisë shtetërore.

“Është për të parë dhe për të avancuar në të ardhmen, projekte për të rigjeneruar dhe për të rivalizuar industrinë ushtarake. Në kohën që jetojmë sot jemi në kohë lufte dhe Shqipëria është e përfshirë në aleancën kundër kërcënimit rus. Ne kemi nevojë si FA për armatim dhe municione, si edhe për të ndihmuar edhe aleatët në kuadrin e marrëveshjeve ndërkombëtare, Kombinati i Poliçanit është një aset strategjik edhe pse puna është pezulluar, aty ka një infrastrukturë që me pak investim të kthehet në vitalitetin e tij.  Ne mbështesim projektin e qeverisë që do të vij së shpejti për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin  e municioneve, në Poliçan, Në Mjekës apo edhe Cekinë në Gramsh”, tha ai.

Qeveria shqiptare do të krijojë një kompani shtetërore në formën e shoqërisë aksionare për të rigjallëruar industrinë ushtarake të vendit duke prodhuar armë dhe municione. Ministria e Mbrojtjes ka hedhur për konsultim publik një projektligj, i cili i hap rrugë krijimit të shoqërisë shtetërore Kayo sha. 

Sipas draftit, shoqëria do të ngrihet si një person juridik dhe aksioneri i vetëm i saj do të jetë ministria e Mbrojtjes. Shoqëria do të financohet fillimisht përmes buxhetit të shtetit derisa të arrijë të jetë fitimprurëse.

Kayo sh.a do të ketë si funksion prodhimin, riparimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve dhe pjesëve të armëve, përfshirë armët ushtarake, municionet, teknologjitë dhe pajisjet ushtarake dhe çdo aktivitet i lidhur më këtë veprimtari. 

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro