Nga sot në akset kryesore të vendit do të ketë një prezencë të shtuar të patrullave të policisë rrugore të cilët do të jenë të pajisura me radarë dhe me matës të alkoolit për shoferët e makinave. Po kështu në të gjitha akset rrugore do të ketë më shumë forca policore kryesisht në qytete e mëdha si Durrësit, Tirana, Elbasani apo Fieri në kuadër të masave shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore gjatë ndërrimit të viteve.
Në një prononcim për mediat Drejtori i Policisë Rrugore Edmond Tarkaj, u shpreh se të gjithë policët do të jenë në punë dhe vëmendja do të shtohet edhe në sheshet kryesore të qyteteve ku pritet të grumbullohen njerëz për të pritur ndërrimin e viteve.
Po ashtu Tarkaj u bën thirrje qytetarëve të mos konsumojnë alkool, kur janë drejtues mjeti. Drejtuesit e mjeteve në raste të konsumimit të alkoolit të përdorin mjetet e transportit publik, pasi do jenë nën kontroll të rreptë të Policisë Rrugore.
Prononcim për media nga Drejtori i Policisë Rrugore Edmond Tarkaj, në lidhje me masat e marra nga Policia Rrugore në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe ditëve të para të vitit të ri.
Policia Rrugore në të gjithë vendin, në zbatim të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për marrjen e masave shtesë, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë festës së ndërrimit të viteve, ka hartuar një plan të detajuar masash, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Në këtë kuadër, duke filluar nga sot, të gjitha akset rrugore kryesore të vendit do monitorohen me radar, me qëllim parandalimin e shpejtësisë, e cila është burim potencial për aksidente rrugore.
Po në këto akse do ketë edhe kontroll me alkooltestuesit drager, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Në gjithë akset rrugore, qoftë në zonat urbane apo ato rurale, do ketë prezencë të shtuar të Policisë Rrugore, me qëllim monitorimin e qarkullimit, eliminimin e vonesave për shkak të manovrave të gabuara në rrugë, kryesisht parakalimet e gabuara që bëhen shkas edhe për aksidente, por edhe për bllokim të qarkullimit. Për natën e ndërrimit të viteve, Policia Rrugore ka marrë masa për të gjitha sheshet, në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Policisë së Rendit dhe me Policitë Bashkiake, me qëllim disiplinimin e qarkullimit dhe eliminimin e konfuzionit apo bllokimeve që mund të lindin.
Po në kuadër të këtyre masave, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 1 janar e në vijim do ketë kontrolle të shtuara duke përdorur alkooltestuesit drager, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Në të gjithë vendin, për shkak të festave të fundvitit kanë hyrë një numër i madh automjetesh, çka ka sjellë rëndim të qarkullimit e në këtë aspekt Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për të realizuar qëllimet e tyre, të nisen më herët për të arritur në destinacion dhe të mos shpejtojnë duke shkelur rregullat e qarkullimit, të cilat janë burim aksidenti. Të festojnë e të konsumojë edhe alkool, por jo drejtues mjeti. Drejtuesit e mjeteve në raste të konsumimit të alkoolit të përdorin mjetet e transportit publik, pasi do jenë nën kontroll të rreptë të Policisë Rrugore.
Njëkohësisht, apelojmë për të gjithë këmbësorët, biçikletistët dhe drejtuesit e motoçikletave, të tregojnë kujdes maksimal këto ditë e të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Policia Rrugore uron gjithë qytetarët, gëzuar Vitin e Ri, një vit sa më të mbarë e sa më shumë siguri rrugore dhe në këtë kuadër fton gjithë qytetarët që të denoncojnë tek 112 dhe Komisariati Dixhital çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
Nuk rregullohet trafiku me metoda primitive duke nxjerre sa me shume police duhet sinjalistike elekronike si ne BE qe nuk shikpn polic ne rruge.
PërgjigjuSa plënc paska ngrën drejtori ha ha gjak e dhjam!!
Përgjigju