Kjo është një iniciativë e Drejtorisë së Përgjithshme të policisë së shtetit, duke ofruar kështu një shërbim të ri, i cili do të aplikohet në territoret e plazheve shqiptare.
Mes mijëra pushuesve ata lëvizin edhe në brezin e rërës duke monitoruar çdo problematike që mund të kenë turistët, duke ndërhyrë menjëherë.
Kjo mënyrë veprimi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, pasi është hera e parë që aplikohet në bregdetet shqiptare dhe pritet që të japë një impakt pozitiv në eliminimin në kohë të çdo lloj incidenti që do të ketë në plazhe.
Patrullat e policëve me biçikleta përbëhet nga grupe dyshe të cilët gjatë 24 orëve që patrullojnë gjithë vijën bregdetare që u është caktuar. FOTO TË TJERA
(Policet me bicikleta në plazhin e Shëngjinit)
(Policet me bicikleta në plazhin e Velipojës)
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)