TIRANE - Një oficer policie, i cili kishte zgjedhur të bëhej palë me të dyshuarit për krime të ndryshme, duke spiunuar qytetarët që i kallëzonin ata pa i dorëzuar paditë në Prokurori, është marrë i pandehur nga organi i akuzës së Tiranës. Nën/komisari Alkejd Zeneli është dërguar në gjykatë si i pandehur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Kryerjes së veprimeve arbitrare”.
Referuar kërkesës për gjykim ka rezultuar se oficeri i Policisë, me detyrë specialist i Hetimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, lejonte në mënyrë të kundërligjshme aktivitet në fushën e Lojërave të Fatit, kundrejt shpërblimeve. Gjithashtu, është dokumentuar se Zeneli kishte fshehur disa kallëzime nga qytetarë të ndryshëm, duke mos i referuar në Prokurori, por duke përfituar nga personat e denoncuar shuma të ndryshme parash.
Për sa u përket shumave të përfituara nga ky punonjës policie, ato ishin në varësi të pikave të lojërave të fatit. Kështu, nëse një pikë me pak makineta do të vijonte aktivitetin, pa u shqetësuar nga policia, duhet të paguante rreth 100 mijë lekë të vjetra.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com