Në Elbasan policia gjatë patrullimit pasditen e sotme kapi dy qytetarë që po lëviznin në rrugë në këmbë, madje pa respektuar as distancën mes njëri tjetrit. Një nga efektivët e policisë u kërkoi që të shkojnë në shtëpi, pasi në të kundërt do të shoqërohen në komisariat për thyerje të urdhrit për vetëkarantinim.
Por qytetari i thotë se po shkon që të marrë nusen, e cila ka shkuar te daja, pasi ishte trembur nga patrulla. Për një moment, efektivi 'thyen akullin' duke bërë edhe një batutë. Përgjigja nga qytetarët nuk mungon, që i dërgojnë një përshëndetje kryeministrit Edi Rama, por duke thyer masën e distancimit, pasi në fund përqafohen.
Biseda e qytetarit me patrullën e policisë
Polici: Zotëri do të ikni në shtëpi se përndryshe do u shoqërojmë në polici
Qytetari: Po shkoj të marr nusen unë, e lashë tek daja
Polici: Nusen po deshe mbaje po deshe ndaje, se mos është mërzitur nusja, që ka ikur
Qytetari: Jo re vëlla! Është që qëparë, do të shkoj të marr nusen dhe do të iki në shtëpi
Polici: Dakord, por po erdhëm dhe u gjetëm do u shoqërojmë në komisariat
Qytetari: Deri te ura e Bakallit jam unë, do të marr nusen dhe do të vij
Polici: Nga momenti që ka vendosur orar do të zbatosh rregullin
Qytetari: Po ta lë nusen unë? Ajo ka frikë! E keni trotuar qëparë, më tha, iku me vrap nusja qëparë
Polici: Kalofshi mirë
-
Pse ju na Elbasani keshtu e keni kur gruaja ka frike iken dhe le burrin? Hahahahahaha
Përgjigju-
Ai per siguri ja ka len dajes qe ta ruaj. Po ja ruan daja ngaqe daja nuk del nga shpija.
-
Në Elbasan gratë zbatojnë ligjin, kjo është shenjë shumë e mirë edhe pse qytetari e përkthen zbatimin e ligjit si "frikë" tek nusja
-











Komente
Komento