Polici i Himarës përndjek të dashurën kolege në komisariatin e Vlorës, në 'Trasnsballkanike' i përplas makinën dhe ikën me vrap

Polici i Himarës përndjek të dashurën kolege në komisariatin e Vlorës, në 'Trasnsballkanike' i përplas makinën dhe ikën me vrap

Foto ilustruese

Një polic i Himarës është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka përndjekur një kolege në komisariatin e Vlorës.

Përndjekja ka qenë e vazhdueshme ndërsa e fundit ka qenë më 3 maj kur e ka përndjekur në “Transballkanike’ madje dhe I ka përplasur makinën e saj

“Ai dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një punonjëse të policisë në Komisariatin e Vlorës. Konkretisht, në datën 03.05.2024 ka përndjekur përgjatë segmentit rrugor Bulevardi kryesor dhe në "Transballkanike" me automjet punonjësen e policisë duke përplasur automjetin e saj dhe më pas është larguar me shpejtësi, ndërsa mjetin e ka braktisur në Vlorë” informoi sot Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Vlorë-Gjirokastër

Polici i komisariatit të Himarës, F.Xh  dyshohet për kryerjen veprave penale "Përndjekje", "Dhuna në familje", "Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", si dhe "Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta".

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/05/2024 04:03

    Duhej shtuar dhe /demtim prone/ se i perplasi makinen dhe /shkelje te regullave te qarkullimit rrugor/,/shkaktim aksidenti me dashje/.

    Përgjigju
  • Arditi: 10/05/2024 23:40

    Artikull tendencioz. "Polici i Himares". Himara nuk ka police himarjote, por qe ne kohen e Zogut Himara nuk lejohet te kete policine e vet, qe te vidhet mire e mire nga turkoshqiptfolsit.

    Përgjigju
  • Portokalli: 10/05/2024 17:33

    Qenkan bere si policat e portokallise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Pse Berisha dhe Meta sulmojnë megaoperacionin e SPAK!

Pse Berisha dhe Meta sulmojnë megaoperacionin e SPAK!