TIRANE - Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Por në rastin e një avokati shqiptar, ky postulat bie poshtë. Bëhet fjalë për një rast flagrant të regjistruar nga kamerat e trupit të efktivëve të policisë rrugore.
Në një video të shpërndarë nga Ministria e Brendshme, është dokumentar rasti i një avokati i cili u ndalua nga policia për tejkalim të rregullave të shpejtësisë.
Por në momentin që polici i kërkon atij dokumentet e automjetit dhe patentën, ai ia kthen: Jam avokati.... A thua se avokatët janë të përjashtuar nga shkelja e ligjit.
Por ky fakt nuk e ka penguar punonjësin e policisë që të vazhdojë me procedurën. Ndërsa polici bën gati gjobën përkatëse dhe i kërkon drejtuesit të mjetit të firmosë mbi të, ai i përgjigjet me habi: ej seriozisht e ke ti?
Polici i thotë që gjoba kalon nga shefi i komisionit, por duket që ky fakt e acaron avokatin. “Lëre mos më trego ti shefin e komisionit mua...” i përgjigjet policit, duke i kërkuar atij që t’i kthente patentën dhe në momentin kur polici i thotë “patentën e mbajmë ne”, avokati e kërcënon duke i thënë: “Më jep patentën se është e imja, është personale. Do të të bëj kallëzim penal, mbaj mend ca po të them”.
/Shqiptarja.com