'Polici politike', Flamur Noka: Nuk kanë pse të japin apo marrin leje! Kush prek protestuesit do ketë punë me PD, do ta paguani!

 

Flamur Noka mbajti një tjetër prononcim tek rruga e Elbasanit pranë xhamisë së Namazgjasë ku akuzoi drejtorët e policisë Ilir Proda e Sokol Bizhga dhe të tjerë që sipas tij kanë fshehur vrasjen e Martin Canit dhe i ndërsehen qytetarëve.

'Policia duhet të respektojë ligjin dhe vetëm ligjin. Nuk duhet të çohet të dhunojë qytetarët. Ndërkohë që kupola e vet fsheh vrasjen e Martin Canit dhe Klodjan Rashës dhe atij në Pogradec. Një polici që ka mision të luftojë opozitën nuk mund të quhet polici. Ato fytyra nuk mund të quhen polici e shtetit. Janë mercenarë. Nuk ka lidhje me policinë Ilir Proda, as Sokol Bizhga. Janë polici politike. Ne jemi në misionin tonë në mosbindje civile. Policia nuk ka të drejtë as të jap leje dhe të marrë leje, vetëm njoftohet. Kur ishim në bulevard a ishin të bllokuara rrugët.

Po kur lali vjedhësi bllokoni Tiranën, merr masa kjo trup horrash. Është polici politike e destinuar për të luftuar opozitën . Ja ai prapa, Sokol Kriminel Bizhga. Këto fytyra urdhërojnë dhunën ndaj opozitës dhe vjedhjen e votave. Do ta paguajnë një më një. Këta janë emra që i ka emëruar krimi i organizuar. Konkursi që ka bërë Suel Çela? Ai e ka karrigen mbi gjakun e gardistit. Një gjë po ju them kush guxon të prek një protestues do ketë punë me PD. Ata që guxojnë ti shërbejnë politikisht bandës së pushtetit në kundërshtim me çdo ligj dhe normë do i bëjnë mirë hesapin.'


Lajmi kryesor:

PD ‘mosbindje civile’ me orar, bllokojnë rreth 2 orë 5 kryqëzimet e Tiranës! Deputetët përplasen me policinë, shpërndahen me ujë e gaz (VIDEO)


G.K/A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull

DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull