Policia e shtetit udhëron pezullimin e menjëhershëm nga detyra të inpektorit të policisë I cili kishte shantazhuar një shtetase dhe i kishte marrë një shumë parash për të mos i publikuar fotot.
Rasti u denoncua në emisionin investigativ "Fiks-Fare", në Top Channel.
Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në zbatim të Nenit 222, pika 8 të Rregullores së Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, Inspektor J.K, me detyrë trup shërbimi për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të Policisë Shkencore dhe ndaj tij ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë. Ndërkohë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur menjëherë hetimin penal ndaj punonjësit të Policisë, informoi policia.
Këtë të martë emisioni investigativ në Fiks Fare solli rastin e një zonje e cila është shantazhuar nga një punonjës i Policisë së Shtetit, i cili bashkë me të shoqen i kanë marrë qytetares 3 milion lekë të vjetra.
-
Pse masa ndeshkuese eshte pezullim nga detyra pse nuk eshte arest me burg si cdo qytetar qe dol sot per te njejten shkelje
Përgjigju -
Jo të pezullohet por të arrestohet në vend,është krim penal estorsion shantazh.Ky rast në të gjitha vendetta e botë ka arrestohet me burg të menjëhershëm, n.q.s nga titulli është e vërtetë.
Përgjigju-
Shum turpe ky nuk do vetem ta heqesh nga puna por do litarin i degjeneruari ky veprim esht me keq se nje krim !!!
-
Po po te arrestohet.
-




Komente
Komento