SHKODËRPas më shumë se 12 orësh rezistencë, tension dhe negociata të vazhdueshme, Julian Cumraku dhe Erzen Uka, i njohur me emrin Hamza, janë vetëdorëzuar para forcave RENEA, duke iu bindur thirrjeve të të afërmve që u dërguan nga policia në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit.

Operacioni nisi që në orën 07:00 të mëngjesit, kur banesa ku ata fshiheshin u rrethua fillimisht nga policia lokale dhe më pas, gjatë mesditës, nga njësia speciale RENEA. Të dy ata mendohet se qëndronin të fshehur në këtë banesë prej 2 muajsh.

Dy të kërkuarit, Julian Cumraku dhe Hamza Uka, ishin pikasur në mëngjes nga shërbimet e Policisë së Pukës.

Cumraku dhe Uka ishin prej kohësh nën vëzhgimin e Antiterrorit, teksa Erzen Uka, një ish-pjesëtar i forcave paqeruajtëse të Shqipërisë në Irak, ishte dënuar me tre vite heqje lirie nën akuzën e urrejtjes fetare. Në vitin 2015, Uka u arrestua si i dyshuar për përgatitjen e fëmijëve dhe të rinjve për t’u bashkuar me ISIS, akuzë që aso kohe solli përplasje të forta mes Ukës dhe gjyqtarit Bibë Ndreca.

Dy personat, ndonëse rrallë ishin parë në rrugët e fshatit, nuk kishin shkaktuar probleme. Madje, ata kishin frekuentuar edhe xhaminë e fshatit Kryezi, në të cilën nuk ofrohen shërbesa të rregullta për shkak të mungesës së personelit fetar.

Dyshimet se ata ishin të armatosur rëndë e bënë situatën edhe më të rrezikshme, ndaj forcat speciale shmangën çdo ndërhyrje direkte deri në sigurimin e kushteve për një zgjidhje pa pasoja, edhe pse të dy ishin të vendosur të mos i përgjigjeshin thirrjeve për dorëzim të policisë.

Në vijim të negociatave, policia solli në vendngjarje vëllain e Julian Cumrakut dhe familjarë të tjerë, të cilët luajtën rol vendimtar në bindjen e tyre për t’u dorëzuar. Ndërkohë, 34-vjeçari ishte paralajmëruar edhe më herët nga i ati që të linte banesën në të cilën kishte hyrë pa dijeninë e familjarëve. Pas orësh të gjata tensioni, ata dolën nga banesa dhe iu nënshtruan efektivëve të policisë, teksa Hamza Uka ishte i plagosur në këmbë, në rrethana ende të paqarta, pasi policia nuk ka përdorur armë gjatë operacionit.

Burime nga zona bëjnë të ditur se Julian Cumraku, babai i një vajze, kishte qenë emigrant në Francë, me precedentë të mëparshëm penal dhe i konsideruar si person i rrezikshëm për shkak të dinakërisë që e karakterizonte. Madje, në kontaktet e rralla me banorët e fshatit, ai u thoshte se i njihte, duke iu cituar edhe emrat, me qëllim t’i vinte nën presion që të mos flisnin.

1764010467_Screenshot22.jpg

Forcat e RENEAS

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:18
PAMJET e shoqërimit të Hamza Ukës dhe Julian Cumrakut nga RENEA pas 12 orësh 'ngujim' në fshatin Orosh

 

Report Tv ju sjell pamjet pas daljes së Hamza Ukës dhe Julian Cumraku nga banesa në fshatin Orosh ku "u ngujuan" prej të paktën 12 orësh për të mos iu dorëzuar policisë dhe RENEA-s, të cilët kishin mësuar se dyshja ishte e armatosur. Në video duket se ata po shqërohen drejt komisariatit të policisë.

Ora 21:02
Kush është Hamza Uka/ U vetëdorëzua i plagosur te RENEA në Fushë Arrëz (FOTO)

1764015062_hamzauka.jpg

Hamza Uka

Hamza Uka, njëri prej të armatosurve që iu dorëzuan policisë mbrëmjen e sotme, pas dhjetëra orëve negociata dhe thirrje nga RENEA, rezulton të jetë i plagosur.

Ende nuk është e qartë se si është plagosur pasi policia dhe RENEA nuk kanë shtënë drejt banesës ku po fshiheshin prej muajsh Hamaza Uka dhe Julian Cumraku.

Report Tv mëson se Hamza Uka ka qenë edhe komando në Irak.

Në vitin 2015, Uka u arrestua si i dyshuar për përgatitjen e fëmijëve dhe të rinjve për t’u bashkuar me ISIS, akuzë që aso kohe solli përplasje të forta mes Ukës dhe gjyqtarit Bibë Ndreca.

Ora 20:32
Vijon operacioni i RENEA-s në Fushë Arrëz, 34- vjecari: Nuk dorëzohem, kërkojnë të më vrasin

1764006558_orosh.jpg

Vijon që prej mëngjesit të sotëm aksioni i forcave RENEA-s në Fushë-Arrëz për neutralizimin e 2 personave të armatosur

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në banesë ku qëndrojë dy personat ka shkuar vëllai i njërit nga personat dhe motra e personit tjetër, por asnjëri prej tyre s’ka pranuar që t'i përgjigjet thirrjeve të policisë për tu dorëzuar.

Forcat e policisë kanë përdoru megafon për t'i bërë thirrje që të dorëzohen, ndërsa Julian Çumraku u ka thënë policisë se unë nuk dorëzohet pasi duan që ta vrasin.

Personi tjetër i armatosur dyshohet Hamza Uka, ish punonjës ushtarak, prej kohësh në vëzhgim nga Antiterrori.

Ora 19:56
Foto EKSKLUZIVE nga aksioni i RENEA-s në Fushë-Arrëz për neutralizimin e 2 personave të armatosur

1764010467_Screenshot22.jpg

Report Tv ka siguruar foto ekskluzive nga aksioni i RENEA-s në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, ku prej mëngjesit të ditës së sotme po punohet për kapjen ose neutralizimin e 2 personave të armatosur që fshihen brenda një objekti të pabanuar.

Shtëpia është në pronësi të Mehill Cumraku (Jaku), ndërsa njëri prej tyre është identifikuar si Julian Cumraku 34 vjeç, ndërsa tjetri dyshohet me mbiemrin Uka. Njëri prej personave raportohet të jetë edhe nipi i Mehill Jakut.

Ora 18:46
Fushë Arrëz/ Dy të armatosur të ngujuar, policia shoqëron drejt banesës vëllain e njërit prej tyre për negocimin

 

Policia ka shoqëruar drejt banesës ku janë të ngujuar dy personat vëllain e Julian Çumrakut, njërin prej të ngujuarve me qëllim negocimin. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në fshatin Orosh ka mbërritur edhe një tjetër skuadër e specializuar e Reneas.

Personi tjetër dyshohet se është një person me mbiemrin Uka dhe ky i fundit i dyshuar për terrorizëm.

Ora 17:03
Fshati Orosh i rrethuar nga policia, Report Tv sjell pamjet ekskluzive të banesës ku fshihen 2 personat e armatosur

 

Gazetari i Report Tv Armir Mehaj ka siguruar pamjet nga banesa e pabanuar e cila është ‘blinduar’ nga forca të shumta policie. Brenda banesës ndodhen dy persona të armatosur, njëri i identifikuar si Julian Cumraku 34 vjeç. Të dy këta persona raportohet se qëndrojnë në këtë banesë që prej muaji. Godina është në pronësi të Mehill Jakut ndërsa njëri prej personave në fjalë, është nipi i tij.

Shtëpia është rrethuar që prej mëngjesit nga policia e Pukës, ndëras pas dështimit të negociatave për tu vetëdorëzuar, në zonë kanë mbërritur dhe forcat RENEA. Nga pamjet shihet prezenca e lartë e policisë.