Policia e shtetit ka vijuar edhe sot aksionin e saj në të gjithë territorin e vendit ku ka asgjësuar 29308 rrënjë lëndët narkotike.
Policia në njoftimet e saj për shtyp, bën të ditur se aksioni ka vijuar intensivisht dhe se efektivët janë duke kontrolluar edhe për personat që kanë kultivuar këto bimë, ndonëse sipërfaqet e kultivuara janë toka pa pronarë dhe larg qendrave të banuara.
Lezhë
Asgjësohen me anë të djegies 5025 bimë të dyshuara narkotike të kultivuara në 3 parcela në Lezhë dhe Kurbin.
Marrin pjesë forca policore të Kurbinit dhe Lezhës.
Në Kurbin , në fshatin Zhej , janë asgjësuar 355 bimë narkotike të kultivuara në 1 parcelë.
Në Lezhë, në fshatin Sukaxhi, në vendin e quajtur "Qafa e pusit" janë asgjësuar 4670 bimë të kultivuara në 2 parcela.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Skrapar
Në fshatin Grevë, Skrapar, në një sipërfaqe të pyllëzuar janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 4840 rrënjë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Memaliaj, asgjësohen 13.500 rrënjë kanabis, asnjë person i kapur nga policia
Siç raporton policia e qytetit të Memaliajt, bëhet e ditur se këto bimë janë gjetur dhe asgjësuar në tre raste të ndryshme ku në vendin e quajtur "Përroi i Vastrave", Krahës 1,Memaliaj, u konstatuan dhe u asgjësuan në 16 parcela 3 100 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Sakaq, nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë,në vendin e quajtur "Sheshi i Vreshtit" ,Kalivaç u kanstatuan dhe u asgjësuan në 5 parcela rreth 8 800 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Gjithashtu në afërsi të fshatit Kalivaç,Memaliaj, në 11 parcela u konstatuan dhe u asgjësuan 1 600 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, por në parcela nuk është gjetur asnjë person.
Fier, asgjësohen 361 rrënjë kanabis, kapet një kultivues
Policia e qytetit të Fierit ka mundur që të gjejë dhe asgjësojë një parcelë me 361 rrënjë kanabis sativa ndërkohë që ka vënë në pranga një kultivues, i cili drogën e kishte mbjellë në parcelën e tij.
Policia saktëson se, droga u gjet në fshatin Peshtan i Madh, në vendin e quajtur “Pylli i fshatit Peshtan ”, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan me djegie 361 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Për një tjetër rast të konstatuar nga policia, në pranga ka rënë Eduart Avrami, 45-vjeç.
Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u konstatuan të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva, disa rrënjë bimë të thata të dyshuara Opiom dhe disa fara bime narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Këlcyrë, gjenden e asgjësohen 1777 rrënjë kanabis
Policia e qytetit të Këlcyrës ka gjetur dhe asgjësuar sot 1777 rrënjë kanabis të kultivuar në disa parcela të ndryshme.
Konkretisht, bimët narkotike u gjetën në vendet e quajtur "Përroi i Kobares ", "Gropat " , "Përroi i Llapushës" , Njësia Administrative Frashër ,Përmet ku u konstatuan dhe u asgjësuan rreth 327 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë në vendin e quajtur " Arat e Hades" , Këlcyrë , u konstatuan dhe u asgjësuan rreth 1 450 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Bulqizë, asgjësohen 1250 rrënjë kanabis
Policia e qytetit të Bulqizës në një operacion antikanabis ka mundur që të asgjësojë 1250 rrënjë kanabis sativa.
Policia thotë se, si rezultat i këtij operacioni në territorin e fshatit Shpukth, Bulqizë, në vendin e quajtur “Ara e Bicës”, është evidentuar një parcelë e kultivuar me bimë narkotike.
Nga kqyrja e bërë nga grupi hetimor rezultoi se në këtë parcelë ishin të kultivuara 1250 , bimë të dyshuara narkotike "Cannabis Sattiva”.

Durrës, asgjësohen 2 200 bimë narkotike kanabis
Policia e Durrësit dhe Krujës ka asgjësuar 2200 bimë narkotike kanabis në vendin “Mali Kurcaj” dhe “Përroi i Bizës” në Ishëm. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kurbin, policia asgjëson 355 rrënjë kanabis, policia në kërkim të autorëve
Policia e qytetit të Kurbinit ka gjetur dhe asgjësuar 355 rrënjë bime kanabis sativa.
Sipas policisë, 355 bimë Cannabis Sattiva asgjësuan në vendin e quajtur Përroi i Gjatushit në fshatin Zhej, Kurbin.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com