Tubim për Teatrin dhe kundër masave anti-COVID! Shoqërohen 4 orë 10 protestues! Meta-Basha: Dënojmë dhunën e policisë!

TIRANE-10 qytetarë që protestuan sot në sheshin 'Skënderbej' kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe masat e marra për COVID-19, pra ndryshimet në Kodin Penal u shoqëruan nga policia e Tiranës për rreth 4 orë dhe më pas u liruan. Report Tv solli momentet e shoqërimit të tyre, ku pati tensione me policinë.

Protestuesit kundërshtuan me forcë shoqërimin me thirrje dhe ulërima. Megjithatë, efektivët i shoqëruan me pretendimin se nuk lejohen protestat në këtë periudhë pandemie. Mes të shoqëruarve në komisariat mësohet se është edhe një vajzë e cila  sulmoi efektivët e policisë. Për ngjarjen reaguan Presidenti, kryetari i PD-së, Avokati i Popullit, etj. Lideri demokrat e cilësoi si dhunë nga regjimi.

"E njëjta gjë që ndodhi dje dhe pardje, e dënoj këtë sjellje prej regjimi, po shkelen të drejtat e njeriut. Po protestojnë për të drejtat e tyre, s'ka gjasë të ndodhë me një vend që pret hapjen e negociatave. Protesta është liri e tjetërsueshme, asnjë gjendje se kufizon, qytetarët të respektojnë distancën që të mos shkelen udhëzimet që kanë të bëjnë me shëndetin.

E dënoj me ashpërsi të madhe. Ky regjim po përdor edhe pandeminë për grabitjen e Teatrit Kombëtar dhe projektin e pastrimit të parave të krimit. Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias dhe dhuna fashiste ndaj protestuesve paqësorë është akt lufte i Ramës ndaj artit dhe qytetarëve shqiptarë.

Pasi i vjedh përditë dhe i gënjen me premtime boshe, Rama përdor dhunë fashiste kundër qytetarëve edhe sot në Europe Day. Kjo dhunë barbare është përgjegjësi direkte e Ramës. Babëzia për të zhvatur TK është vepra e tij" tha Basha.

I njëjti grup protestoi edhe dy ditë më parë. Sipas aktit normativ të hyrë në fuqi disa javë më parë, për masat parandaluese për përhapjen e koronavirusit, kush organizon protesta, ndeshje apo konferenca 5 mln lekë gjobë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:32
Protesta/ Avokatja e Popullit: Qytetarët të respektojnë masat, policia jo reagime ekstreme

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca deklaron se 7 nga 12 personat e shoqëruar pas protestës ditën e sotme në sheshin 'Skënderbej' po procedohen në gjendje të lirë. E ndërsa i kërkon policisë së shtetit që të evitojë reagimet ekstreme, Ballanca u kërkon qytetarëve të respektojnë me durim dhe vetëpërmbajtje të gjithë rregullat e protokollit për kufizimin e përhapjes së COVID-19.

"Institucioni i Avokatit të Popullit ka mësuar me shqetësim rreth zhvillimeve të ditës së sotme në Sheshin Skënderbej në Tiranë, ku një grup qytetarësh protestues janë përballur me forcat e Policisë së Shtetit. Edhe pse Avokati i Popullit nuk ishte njoftuar dhe as thirrur për ta monitoruar këtë protestë, raportimet në media për zhvillimet të cilat kanë precipituar deri në përplasje të dhunshme të Policisë me qytetarët, nuk mund ta lënë indiferent institucionin më të madh të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vendin tonë.

Gjatë gjithë periudhës së ndërmarrjes së masave të jashtëzakonshme me rastin e luftës kundër pandemisë globale të Covid-19, institucioni i Avokatit të Popullit ashtu si edhe institucionet më të mëdha ndërkombëtare ka bërë thirrje që autoritetet shtetërore të kenë kujdes për të kufizuar me proporcionalitet të drejtat civile të cilat preken gjatë masave të jashtëzakonshme.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë, Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur me iniciativë hetimin e rastit ndërkohë që 7 nga 12 personat e shoqëruar po procedohen në gjendje të lirë. Gjithashtu, Avokati i Popullit ka nisur shqyrtimin edhe për rastin e dy të shoqëruarve Sazan Guri dhe Klajdi Bello. Institucioni i Avokatit të Popullit gjen rastin t'u bëjë thirrje qytetarëve të respektojnë me durim dhe vetëpërmbajtje të gjithë rregullat e protokollit për kufizimin e përhapjes së COVID-19, duke zvogëluar në këtë mënyrë mundësinë e transmetimit të këtij infeksioni të rrezikshëm.

Megjithatë, Avokati i Popullit fuqimisht u bën thirrje autoriteteve shtetërore, gjegjësisht strukturave të Policisë së Shtetit që të evitojnë reagimet ekstreme, të ruajnë proporcionalitetin dhe të marrin në konsideratë me respekt çdo formë të ligjshme të shprehjes së vullnetit të qytetarëve duke përfshirë edhe të drejtën e shprehjes së opinioneve të tyre apo të drejtës për të protestuar apo manifestuar pakënaqësitë e tyre".

Ora 15:26
Bardhi: Qeveri krimi, qytetarëve u mohon protesta në Ditën e Europës

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi akuzon se sjellja e policisë ndaj atyre që ai i cilëson si aktivistë të shoqërisë civile në Ditën e Europës është kriminale. "Sjellja kriminale e Edi Ramës ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Ditën e Europës është e papranueshme. Dhunimi dhe shoqërimi i paligjshëm i grave dhe vajzave është i paimagjinueshëm në një shtet të së drejtës. Policia e Shtetit nuk mund të urdhërohet të veprojë kurrë si një bandë kriminale. Pamjet në Sheshin Skëndërbej janë pasqyrë e regjimit që ka ndërtuar Edi Rama në vitin 2020. Sot u bë edhe më e qartë arsyeja se përse Edi Rama kërkon mbylljen e qytetarëve në shtëpi.

Qytetarëve që i është mohuar e drejta e mbështetjes ekonomike nga Qeveria në kohë epidemia, po tentohet ti mohohen edhe të drejtat minimale për të protestuar. Kjo është e papranueshme! Të gjithë aktivistët e shoqërisë civile të shoqëruar padrejtësisht dhe në kundërshtim me ligjin në polici, duhet të lirohen menjëherë. E drejta e protestës paqësore është themeli i demokracisë dhe askush nuk mund të pengohet në ushtrimin e kësaj të drejte. Nëse në Ditën e Europës qytetarëve i mohohet e drejta për të protestuar paqësisht, e ardhmja europiane e Shqipërisë do të jetë shumë e largët. Procesi i integrimit europian mbi të gjitha nënkupton përqafimin e vlerave europiane në sjelljen e institucioneve dhe mbi të gjitha në qeverisje" tha Bardhi.

Ora 15:22
Protesta/ Meta: Dënoj dhunën ndaj aktivistëve të shoqërisë civile

Presidenti Ilir Meta ka dënuar sjelljen e policisë ditën e sotme me shoqërimet e disa personave që protestuan te sheshi Skënderbej. Ai thotë se  e drejta e protestës është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh.

"Dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës, që dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian.

E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta. Kjo është një e drejtë themelore që duhet respektuar në çdo kohë dhe nga çdo autoritet. Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar" tha ai.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • YYY: 09/05/2020 21:57

    Ne Berlin-Gjermani, policia ka nderhyre dhe shoqeruar mbi 30 protestues, pasi kishin shkelur rregullat per grumbullimet e distancimin fizik ne kushtet e pandemise. Gjermania a eshte rregjim, a qeveriset nga krimi, a i respekton te drejtat fondamentale te njeriut?! Cfare mund te na thone per kete Luli, Likja, gjermanja Doris Pack, bile edhe Edida Tahiri e Kosoves, qe si rrihet pa leshuar gazra e pa u kruajtur me hallet tona, se te tyret i kane ndritur!

    Përgjigju
  • llola: 09/05/2020 21:22

    o zot na meshiro nga keto debila

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 09/05/2020 17:36

    Edhe zeri i amerikes edhe ca kaqolpolitikane, per ti shpetuar pergjegjesise, e lidhin me te ashtuquajturen dite te europes.asnje thirrje apo parulle nuk u degjua per fitoren mbi fashizmin. Po,per te mbrojtur nje veper te ndertuar nga fashizmi me puplit dhe te kalbur jashte e brenda,po.po,per te shkelur ligjet ne kohe pandemie,po,duke bere te fortin. C'jane keta qe i thone vehtes shoqeri civile?po populli qe zbaton regullat dhe ligjet,nuk eshte shoqeri civile?kush i ka zgjedhe keta plehra per te perfaqsuar civilizimin,qyteterimin?derisa nuk JANE zgjedhur ne MENYRE demokratike per te drejte perfaqesimi, nuk iu takon ky Nder.jane abuzues .

    Përgjigju
  • Teatri: 09/05/2020 17:24

    Po kjo lopa sa euro ka marre qe te zevendesoj Rambon? S'kane turp qe pengojne zhvillimin e qytetit.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 09/05/2020 16:48

    Barbonat e politikes Shqiptare

    Përgjigju
  • Kafsha 2: 09/05/2020 15:29

    Me dy standarte: per Zacen & Sazanin nuk kishte Regjim , kurse per simpatizanten nuk I pelqeu Regjimi!! Me liber shtepie..

    Përgjigju
  • populli: 09/05/2020 15:28

    Ketu luftojne te gjithe per interesat e tyre.. Henkshin kokat me njeri tjetrin nga hundet do i dalin te gjitha ca kane bere..

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 09/05/2020 12:58

    Ku e gjejn te drejten te sulmojn policin keta .ne burg te gjith.20 veta militant te saliut .koh epandemie.ligji njesoj per te gjith

    Përgjigju
    • Noku: 10/05/2020 11:09

      .......ai i gjati juaj beri kongres ne kohe pandemie. Rrahman, ta gezoj hashashin Shqiperia. Per hajër inshallah

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer