TIRANË – Policia e Tiranës, pas shumë kërkimesh, ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Halit Shahini, i akuzuar më parë për vrasjen e Bujar Barçit.

51-vjeçari, pas një sherri banal me viktimën, e ka goditur atë me armë zjarri. Goditja me plumb në kokë, ka çuar në vdekjen e Bujar Barçit pas disa ditësh në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Sipas burimeve të Policisë së Tiranës, viktima Bujar Barçi i ka patur një shumë parash borxh shtetasit Halit Shahini.

Pas një takimi, ku autori i vrasjes i kërkon borxhin e dhënë para 4-vjetësh Barçit, ka bërë që të nisë dhe sherri, i shndërruar më pas në konflikt me armë. Nuk dihet shuma që i kishte borxh, po viktima merrej me fajde.

Vrasja ka ndodhur në 12 shkurt të këtij viti në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë. Arrestimi është kryer nga Sektori kundër Krimeve të Rënda dhe ai i operacioneve speciale.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)