Sipas burimeve pranë Policisë së Shtetit, Bardhok Pllanaj është arrestuar gjatë operacionit të koduar “Laguna e Vilunit”, të zhvilluar në datën 30 shtator 2014 në afërsi të bregut të lagunës. Gjithmonë sipas policisë Pllanaj është arretsuar dhe se ka qënë tërësisht i lagur nga uji.
Ndërkohë që menjëherë është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar lirimin e këtij të dyshuari pasi nuk e kishin kapur në flagrancë, pra me drogë ose me gomonën e drogës. Për pasojë Pllanaj është lënë i lirë në 30 shtator ndërkohë që mbikqyrja e tij ka vijuar edhe në datën 1 dhe mesnatën e 2 tetorit 2014, ku u kontatua për herë të fundit në makinën e deputetit Mark Frroku.
Në operacionin “Laguna e Vilunin” kanë rënë në pranga Mikel Hoxha 38 vjeç, banues në Vlorë, Leonidha Dhimojani 48 vjeç, banues në Vlorë skafist, Ervis Sulo, 29 vjeç, banues në Vlorë, Indrit Rraja 34 vjeç, 5. Mirjan Vitaj, 26 vjeç, banues Velipojë, Kristian C. 18 vjeç, dhe Alfred Syli 22 vjeç, banues në Velipojë. Nga ana e uniformave blu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 804 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, 370 fishekë model 56. 12 mijë euro, 14 mijë e pesëqind lekë, 3 automjete të modeleve të ndryshme, një furgon mallrash dhe 16 telefona celularë.
Në raportin e vëzhgimit ngatërrohen target e politikanëve
Teksa kanë përpiluar raport-vëzhgimin, agjentët e policisë kanë ngatëruar targat e makinave të dy politikanëve të Kuvendit të Shqipërisë. Në raport vëzhgim, automjeti i Tom Doshit, pasqyrohet me targat AA 883 JV ndërkohë që realisht e ka AA 833 JV. Ndërkohë që automjeti tjetër tip “Audi A8” në pronësi të deputetit Mark Frroku është pasqyruar në Raport-vezhgimi me targat AA 827 GY, ndërkohë që realisht e ka targën AA 827 GX.
Pikërisht ky automjet ka qënë në mbikqyrje të plotë nga ana e strukturave të policisë, të cilat kanë bërë dhe ndalimit e mjetit, por pa mundur ta kontrollojnë atë për shkak se ai ishte në pronësi të deputetit të PKD Mark Frroku.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Mars 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)