Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike në Derbyshire të Anglisë si pjesë e një operacioni kundër shtëpive të barit. Ka qenë 26 vjeçari, Ildi Sula ai i cili ka pranuar veprimtarinë e paligjshme dhe u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit. Me ndihmën e një përkthyesi shqiptar ai pranoi se kishte kultivuar 70 bimë kanabisi në shtëpinë ku jetonte.
Po ashtu në kuadër të operacionit kundër kultivimit të kanabisit, policia britanike ka arrestuar 19 vjeçarin, Gentian Sefa i cili akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike, ndërhyrje në sistemin e energjisë elektrike dhe shpërndarje kanabisi.
Të dy shqiptarët u lanë në burg deri në zhvillimin e një seance gjyqësore ndaj tyre ku do t’u bëhet me dije dënimi i caktuar për veprën penale të kryer. Ndërkohë në kuadër të operacioneve të tilla, policia ka bastisur edhe 4 banesa të tjera ku raportohet se kultivohej kanabis dhe më pas shitej në rrugët e qyteteve të mëdha.