Policia çeke ka shkatërruar një bandë prej 9 shqiptarësh që vidhte makina në Çeki dhe Gjermani.
Emri dhe informacione për identitetin e shqiptarëve nuk janë bërë publike. Autorët preferonin makinat të tipit “Volkswagen” dhe “Range Rover”.
Tre drejtuesit e bandës kishin bazë në Varnsdorf, në veri të Bohemis, shpesh ata përdornin edhe dhunë për të vjedhur dhe kontrolluar anëtarët e tjerë të grupit.
Banda përdorte dokumente false për importin e makinave, ndryshonin karakteristikat e indetifikimit mekanik dhe elektronik. Autorët mashtronin duke i shitur makinat me pretendimin se ishin importuar nga Greqia.
Falë dokumenteve të rreme, grupi i kaloi makinat jashtë si makina të importuara nga Greqia dhe më pas i shiti ato tregtarëve që i eksportonin jashtë vendit.
Hetimet janë duke vazhduar për zbulimin e anëtarëve të tjerë të bandës pasi dyshohet se janë më shumë se 9 persona. Ata akuzohen për 30 raste vjedhjesh të makinave me vlerë 730,230 euro.
Hetimet e mëtejshme po drejtohen në Gjermani lidhur me më shumë se 30 raste të vjedhjes së makinave Volkswagen dhe Range Rover me vlerë 730,230 euro.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com