TIRANË – Edhe Policia e Shtetit i ka kthyer përgjigje sot, akuzave të Partisë Demokratike për punësimin e dy komisarëve të rinj, Mazreku e Rrokaj, si persona me precedentë penalë.
Sipas Policisë, N/Komisar Rustem Mazreku dhe Komisar Ilirjan Rrokaj “janë të padënuar penalisht dhe ndaj tyre nuk ka filluar asnjë procedim penal. Njëherazi organet e drejtësisë kanë hedhur poshtë motivacionin e përjashtimit me vendim të formës së prerë.”
Lidhur me të punësuarin e tretë, përmendur nga PD-ja, Alban Elezin, Policia njofton se ky shtetas nuk është i punësuar në strukturat e saj.
Kësisoj, pas Partisë Socialiste sot, ka qënë edhe Policia e Shtetit ajo që ka verifikuar dhe zbardhur, figurën e dy të punësuarve të saj të rinj, pas akuzave të lëshuara sot nga foltorja e Partisë Demokratike.
Policia e Shtetit ka sqaruar opinionin publik se çdo ripranim në strukturat e policisë gjatë kësaj periudhe, është në përputhje të plotë me kriteret ligjore.
Redaksia online
(armanda shtëmbari/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com