Kryetari i “Shqipëria BëhetAdriatik Lapaj ka reaguar live në facebook pasi policia e Tiranës referoi në prokurori rastin e mbrëmjes së djeshme ku Lapaj dhe anëtarë të partisë së tij, kishin ngritur përpara godinës së kryeministrisë çadra kampingu për të kaluar natën.

Lapaj thotë se ky procedim është një dekoratë në gjoks për të dhe se kjo nuk e intimidon, ndërsa bën thirrje qytetarëve për tu grumbulluar pasditen e sotme nën zyrën e Ramës për të vijuar protestën e nisur dy ditë më parë.

“Përpara se të kthenin përgjigje për lejen e kërkuar erdhën e hoqën çadrat pa u vënë. Prap do jemi sot pasdite, po kanë letër dhe një nesër. Për turpin e madh të tyre, në një kohë që janë në akuzë se kanë vjedhur 53 mln euro në tunelin e Llogorasë, qenka problem e unë protestoj këtu. Paskan letër, bojë dhe kohë për të më proceduar mua penalisht se protestoj. Ajo është dekoratë në gjoksin tim q kam protestuar përballë regjimit më komik në botë. Janë dhe hajdutë dhe komik. Nuk më intimidojnë. Në 5 ftoj qytetarët tek kryeministria, shkresën e kemi dorëzuar. Ka zot kjo punë nuk ngeli ta vendosin këtu të Edi Ramës. Do trembemi ne se na procedojnë penalisht zarat e Edi Ramës. Kë paskam bllokuar unë të ma nxjerrin me emër e mbiemër”, tha ndër të tjera Lapaj.


Lajmi kryesor:

Protesta para Kryeministrisë, Policia dërgon në prokurori Adriatik Lapajn: Zaptoi hapësirën publike