Pas përplasjes së regjistruar mbrëmjen e djeshme përpara kryeministrisë mes kryetarit të "Shqipëria Bëhet" Adriatik Lapaj dhe anëtarëve të partisë së tij me policinë, për disa çadra kampingu të vendosura përpara godinës, këta të fundit kanë referuar materialet në prokurori.
Meqenëse është një protestë pa ndalim, mbrëmjen e djeshme protestuesit me në krye Lapajn kishin ngritur përpara kryeministrisë disa çadra kampingu me qëllim për të kaluar natën. Në këto rrethana ka ndërhyrë policia duke hequr çadrat pasi ishin të vendosura në hapësirë publike ku dhe ka ndodhur përplasja.
Lapaj proteston nën zyrën e kryeministrit Rama që prej 2 ditësh tashmë, fillimisht i vetëm e më pas i janë bashkuar dhe anëtarë të partisë së tij.
“A. L., pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas referimit të rastit nga Policia e Tiranës në Prokurori, është në dorën e këtyre të fundit nëse do të nisë hetim lidhur me çështjen në fjalë osë jo. Adriatik Lapaj ka reaguar live në facebook pas kwtij njoftimi teksa tha se y procedim është një dekoratë në gjoks për të dhe se kjo nuk e intimidon, ndërsa bën thirrje qytetarëve për tu grumbulluar pasditen e sotme nën zyrën e Ramës për të vijuar protestën e nisur dy ditë më parë.
Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj vijon të qëndrojë përballë kryeministrisë ku i janë bashkuar dhe persona të tjerë në protestën pa ndalim. Lapaj është shprehur se proteston si qytetar i lirë pa logo partiake dhe se fton të majtë e djathtë për t’iu bashkuar.
Në një lidhje direkte me ‘Studio Live’ në Report Tv, Lapaj tha se protesta ka për qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ngritjen e një qeverie teknike për të përgatitur më pas vendin drejt zgjedhjeve të lira. Lapaj tha se nëse ky qëllim nuk realizohet, ai do të qëndrojë në shesh për aq kohë sa limitet biologjike do ta lejojnë.
“Është një protestë që nuk e ka logon e lëvizjes sepse nuk duam që askush të kufizohet në reagimin e vet se mund të ketë bindje të tjera. Edhe ata socialistë që duan të protestojnë, kushdo që mendon që ky sistem që e ka futur Shqipërinë në një rreth vicioz, duhet të reagojë.
Nuk na i lanë çadrat se të pangopurit e Ramës mendojnë se ne duhet të protestojmë duke u dridhur. Mendonin e ato çadra ishin rrezik i jashtëzakonshëm për këtë godinën këtu. Protesta do të vazhdojë me besimin që do të shtohet në vazhdim dhe me besimin që qytetarët do të bëjnë presionin e duhur për të mos lejuar që ky të zhbëjë vendosjen e shtetit në shina. Do doja që qytetarët të na bashkoheshin në vazhdim dhe të imponojnë Ramës dorëheqjes dhe të krijohet një qeveri tranzitore 12 mujore për ta përgatitur vendin për herë të parë për zgjedhje të lira demokratike. Nëse nuk ndodh do të qëndrojmë sa të na lejojnë limitet tona biologjike, sa të na mbajë fuqia”, tha ndër të tjera Lapaj.
Kryetari i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka reaguar live në facebook pasi policia e Tiranës referoi në prokurori rastin e mbrëmjes së djeshme ku Lapaj dhe anëtarë të partisë së tij, kishin ngritur përpara godinës së kryeministrisë çadra kampingu për të kaluar natën.
Lapaj thotë se ky procedim është një dekoratë në gjoks për të dhe se kjo nuk e intimidon, ndërsa bën thirrje qytetarëve për tu grumbulluar pasditen e sotme nën zyrën e Ramës për të vijuar protestën e nisur dy ditë më parë.
“Përpara se të kthenin përgjigje për lejen e kërkuar erdhën e hoqën çadrat pa u vënë. Prap do jemi sot pasdite, po kanë letër dhe një nesër. Për turpin e madh të tyre, në një kohë që janë në akuzë se kanë vjedhur 53 mln euro në tunelin e Llogorasë, qenka problem e unë protestoj këtu. Paskan letër, bojë dhe kohë për të më proceduar mua penalisht se protestoj. Ajo është dekoratë në gjoksin tim q kam protestuar përballë regjimit më komik në botë. Janë dhe hajdutë dhe komik. Nuk më intimidojnë. Në 5 ftoj qytetarët tek kryeministria, shkresën e kemi dorëzuar. Ka zot kjo punë nuk ngeli ta vendosin këtu të Edi Ramës. Do trembemi ne se na procedojnë penalisht zarat e Edi Ramës. Kë paskam bllokuar unë të ma nxjerrin me emër e mbiemër”, tha ndër të tjera Lapaj.
Komente












o keto jane te paftyre polica...lere more te beje c te doje...mbaruan hallet e ketij populli qe mereni me ket ju?!
Përgjigjufar dekorate ke ti mer llapaqen.More phese ne zgjedhje dhe shqiptaret te dha e ate qe neritohe.Je qime floky ne politiken shqiptare se nuk ke ideal por perfitim familjar . Arlind Qirri eshte nje nga opoziteret ne reale dhe me te ardhme ne politiken shqiptare.Ti dhe zylali i call center Agron Shegaj jeni per kernete
Përgjigju