Drejtoria Vendore e Policisë  Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative  në  drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa  më  normal të ndeshjes  ndërkombëtare  të  futbollit  ndërmjet  ekipeve “Partizani”  të  Shqipërisë  dhe “Ferencvarosi” të Hungarisë, e cila do të  zhvillohet  më  datë  13.07.2016 në  orën  20:00,  në  Stadiumin  “Elbasan  Arena”.
 
Masat
 
Nuk  do  të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth  dhe përballë   stadiumit.

Nga  Bulevardi  “Kamber  Sejdini”,  në  orën  18:00, nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi i mjeteve 

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 185  punonjës  policie, nga  Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet vartëse  të saj dhe FNSH-ja
 
Nuk do te lejohet   marrja e femijëve të  mitur pa u pajisur me biletë

Të  gjithë  sportëdashesit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet,  të  jenë   të  pajisur  me  kartë  identiteti   dhe  të  mos kenë  me vete:

 
sende të forta

 shishe (të  çfarëdolloji)

 fishekzjarre

 monedha  apo  metale  (të  çfarëdolloji)

 çelësa  të  ndryshëm

Në të  kundert  NUK do të lejohen   të  futen  në stadium.

Në hyrje të  stadiumit do të  kontrrollohen të  gjithë  sportëdashësit.

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)