Policia e Kosovës ka dhënë deklaratën me informacionet e fundit nga situata në veri, ku sipas tyre tashmë situata është e qetë. Policia ka njoftuar se mjetet transportuese janë larguar dhe se rrugët janë të lira për qarkullim.
“Policia e Kosovës me qëllim të sigurimit të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, ka marrë masa për largimin e tyre dhe pastrimin e rrugëve në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet kompetente. Mjetet transportuese janë larguar, rrugët janë të lira për qarkullim, përderisa Policia e Kosovës ka angazhuar njësitet e saja për hetime dhe veprime të mëtejme policore.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. “Sikurse në çdo rast, hetimet dhe veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, për rastin e cilësuar si “Cenim i Rendit Kushtetues & Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm & Dëmtim Asgjësim i Pasurisë”. Situata tani është qetësuar, Policia e Kosovës do të vazhdoj angazhimin dhe përkushtimin e saj në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që mund të paraqiten në vend.” – thuhet në përfundim të njoftimit.
Lajmi kryesor:
5 policë të plagosur në Veri të Kosovës, kryetarët e zgjedhur të komunave me forca speciale në zyrë! Të shtëna me armë, protesta dhe barrikada! Serbia ngre gatishmërinë luftarake
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
91.1%
-
Jo
5%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Ardhja e Trump dhe ndikimi në Ballkan/ Ish-diplomati: Takimi me Putin do ripërcaktojë gjeo-politikën në Europë! Eksperti: Politika amerikane nuk ndryshon
17 Janar, 19:15
-
Kosovë, gjobiten 3 parti për gjuhë urrejtjeje dhe denigruese! Ja sa do paguajnë LDK, AAK dhe LDK
17 Janar, 12:56
-
Kosovë/ Edhe sa mund ta shpërfillë Kurti Prokurorinë Speciale?
17 Janar, 10:30
-
Zyrtare/ E shkarkuan nga Besa e Kavajës, Mirel Josa rikthehet në Kosovë! Firmos në Ligën e Parë
16 Janar, 15:30
-
Kosovë/ SHBA lejon blerjen e helikopterëve ‘Black Hawk’ për FSK-në, Arben Fetoshi: Arritja më e madhe për vendin dhe mesazh i qartë për Serbinë
16 Janar, 14:16
-
Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese në fushatë/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'
16 Janar, 12:55
-
Ambasadori amerikan në Beograd: Rusia filloi të përdorë rafinerinë në Serbi për të financuar luftën
16 Janar, 12:00
-
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
16 Janar, 11:52
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe 3 personave të tjerë
15 Janar, 10:53