Drejtori i Policisë së Shkodrës Niko Brahimaj ka nxjerrë një urdhër për të gjithë punonjësit që të kontribuojnë për familjet e prekura nga tërmeti tragjik që goditi vendin mëngjesin e ditës së djeshme.

Në urdhrin, të cilin Report Tv e ka siguruar kërkohet që drejtori, zv/ drejtori dhe shefat e komisariateve të kontribuojnë me nga 5 mijë lekë, shefat e sektoreve dhe të seksioneve me nga 4 mijë lekë,  specialistët dhe punonjësit e tjerë me nga 3 mijë lekë dhe civilët me nga 2 mijë lekë.

Kontributet e mbledhura brenda datës 2 dhjetor, sikur kërkohet, Report Tv mëson nga burime nga policia e Shkodrës se kanë qëllim që të shkojnë për blerjen e një banese për një familje në Laç, që është prekur nga tërmeti.