Policia e Tiranës ka intensifikuar masat me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, duke shoqëruar në ambientet e komisariateve të Tiranës 17 shtetas, të cilët janë bërë shkaktarë të incidenteve të ndryshme, pranë qendrave arsimore.
Në një njoftim për shtyp të policisë së Tiranës bëhet e ditur se, këtë vit janë marrë masa për organizimin e shërbimeve të policisë dhe konsolidimin e një dimensioni të ri në drejtim të marrëdhënieve polici- shkollë -komunitet.
Aktualisht po synohet në garantimin e rendit dhe qetësisë publike, zhvillimin normal të procesit mësimor, në shkollat e të gjithë niveleve në qytet, komuna dhe bashkitë e Qarkut të Tiranës.
Në vijim të masave të mësipërme, Policia e Tiranës ka planifikuar edhe masa shtesë për parandalimin e ngjarjeve dhe rritjen e masave të sigurisë në shkollat e sistemit parauniversitar dhe 9 - vjeçare, si dhe në vendet e akomodimit të nxënësve.
Në njoftimin për shtyp bëhet e ditur se është hartuar një plan i posaçëm masash, ku përveç strukturave të rendit dhe qarkullimit rrugor, janë ngarkuar me detyra specifike edhe strukturat kundër krimit të organizuar dhe kundër krimeve ndaj personit, me qëllim ndjekjen në vazhdimësi të problemeve të kriminalitetit, krimeve ndaj personit, kundër drogës, trafiqeve të paligjshme etj.
Gjithashtu, Policia e Tiranës ka proceduar penalisht edhe 4 shtetas për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike.
ATSH
/Shqiptarja.com