Policia e Tiranës publikon listën e të shpallurve në kërkim



TIRANË, 8 Prill/ATSH-. Policia e Tiranës publikoi sot listën e personave më të rrezikshëm që janë shpallur në kërkim.
Burime policiore konfirmojnë se blutë e Tiranës, krahas hetimeve intensive kërkojnë edhe ndihmën e  qytetarëve për të gjetur vendodhjen, apo çdo lloj informacioni lidhur me personat e shpallur në kërkim.
Në krye të listës së të kërkuarve është Fabjon Lamja, 21 vjet burg, vrasje e mbetur në tentative. Më pas vjen, Alfred Beqiri, 7 vjet burg, për trafikim të lëndëve narkotike. Ervis Sinella, 16 vjet burg, për vrasje me dashje. Kujtim Demiri, 15 vjet burg, për trafikim të të miturve. Lulzim Markola, 25 vjet burg, vrasje me dashje
Anton Vila, 20 vjet, vrasje me dashje dhe vrasje e mbetur në terntativë. Fation Muharremi, 11 vjet, vrasje  me dashje. Avni Majallari, burgim i përjetshëm, vrasje me paramendim. Ervin Shanini, burgim i përjetshëm, vjedhje me pasojë vdekjen.
Policia  vë në dispozicion numrin 129 për çdo person që mund të ketë lidhur me këta persona dhe garanton anonimatin e personave që do japin informacion. /a. fortuzi/  /a.g/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futbollisti shqiptar në histori, i shënon PSG-së pas vetëm tre minutave lojë! Kupa e Francës sjell çudira