Arkimend Lushaj, i njohur ndryshe me emrin Stresi, është arrestuar nga Policia e Tiranës mbrëmjen e së enjtes. Lushaj bashkë me disa miq të tij ka qenë në një lokal në Tiranë, ku janë gjetur disa doza kokaine. Policia ka vendosur të arrestojë Stresin dhe miqtë e tij, ndërkohë që i ka kontrolluar edhe banesën, por nuk i ka gjetur lëndë narkotike.
“Stresi” ka qenë duke konsumuar kokainë së bashku me Kujtim Përshpalën (i arrestuar gjithashtu) në momentin kur janë arrestuar në rrugën Ali Pashë Gucia në një lokal.
Edhe 3 miq te Stresit po hetohen për të njëjtën çështje .
Ndërkohë, Lushaj pritet të përballet edhe me akuza të tjera pasi është shfaqur me foto dhe video në rrjetet sociale me armë zjarri kallashnikov në dorë, ndërsa në një foto tjetër mban një armë tip pistolete teksa përcjell edhe një mesazh: "Boll ju kom lon kohe". Në Polici reperi ka mohuar se ato kanë qenë armë të vërtetë.
Njoftimi i policisë
Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal bastesh sportive janë arrestuar në kushtet e flagrancës 2 shtetas dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjëndje të lirë.
Më date 13.04.2018 nga ana e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja”, u bë arrestimi në kushtet e flagrancës i shtetasve:
– Arkimed Lushaj, 30 vjeç, banues në Tiranë
– Kujtim Pershpalaj, 34 vjeç, banues në Tiranë
Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit :
– A. V., 30 vjeç, banues në Tiranë
– J. B., 28 vjeç , banues në Njesinë Administrative Laç
– L. P., 31 vjeç, banues në Tiranë
Procedimi ndaj shtetasve të lartpërmendur është kryer pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të forcës së posaçme “Shqiponja”, në një lokal bastesh sportive në rrugën “Ali Pashë Gucia” janë kapur në kushtet e flagrancës shtetasit e mësipërm duke konsumuar lëndë narkotike brenda në lokal.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese amballazhi brenda të cilës kishte një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar e llojit kokainë, një pjatë porcelani ku sipër saj kishte një sasi pluhuri me ngjyrë bardhë dhe dy karta karburanti.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhim dhe shitje e lendëve narkotike në formën e mbajtjes” “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallzim krimi”, te parashikuara nga nenet 283/1, 285/a dhe 300 te Kodit Penal për shtetasit e mësipërm.
(Stresi me armë zjarri kallashnikov)
(Stresi me pistoletë, foto e postuar në Instagram)
po sikur u miratua ligji i perdorimit vetiak apo nuk quhet u anullua ??prap ne burg vete dhe per nje gram??Ju lutemi ju si media sqaroheni publikun denohesh per perdorim vetiak apo jo??
PërgjigjuHalabaket bejne art...
PërgjigjuStresi perserites, por dhe gjyqtaret e prokuroret perserites qe e lene te lire serish. Futeni nja dy vjet brenda se behet si qingj qumeshti. Ose lereni te lehi gjithe diten si qen se nuk kafshon kjo lloj kafshe.
Përgjigju