1698763570_image380.jpg

Policia gjermane ka konfirmuar se tre prej 5 viktimave të aksidentit të rëndë industrial në Hafencity të Hamburgut janë shqiptarë. Policia sqaroi për mediat gjermane se 3 viktimat nuk ishin me shtetësi bullgare, por shqiptarë, ndërsa nuk dihen identitetet e tyre.

"Të dhënat personale të dy viktimave dhe të të plagosurit rëndë janë siguruar, tha një zëdhënës i policisë të martën. Detajet personale të dy viktimave të tjera janë ende në pritje. Policia kundërshtoi informacionin paraprak  se viktimat ishin bullgarë", shkruajnë mediet gjermane.


Lajmi kryesor:

Tragjedi në Hamburg, shembet skela në një kantier, humbin jetën katër punëtorë shqiptarë