Policia e Shtetit në shenjë respekti për dy policët e vrarë në Itali, organizoi një ceremoni ditën e djeshme para Ambasadës Italiane në Tiranë.

Punonjësit e Policisë kanë mbajtur drejtqëndrim dhe për një minutë kanë mbajtur ndezur sirenat e Policisë.

Ish-kryeministri Sali Berisha shpërndau videon ku policët nderonin kolegët e tyre italianë, e në vend që të përshëndeste veprimin e tyre, i sulmoi ata duke i akuzuar rëndë.

Postimi që u fshi nga Sali Berisha

Në postimin e videos, Berisha shkruan: Narkokaragjozet e gjeneral Hashashit dhe Adi Eskobarit.

Për këtë postim, kanë qenë me qindra qytetarë që kanë kritikuar ish-kryeministrin Berisha, e duke parë që kritikat po vinin gjithnjë e në rritje, Berisha ka vendosur që të fshijë këtë postim.

Nuk janë të pakta rastet që Sali Berisha, i ka fshirë postimet nga qytetari ‘dixhital’, pas masakrimit nga qytetarët.

Policët shqiptarët nderuan dy efektivët e vrarë brenda komisariatit në Itali.

VIDEO/Policët shqiptarë nderojnë te Ambasada Italiane dy policët e vrarë në Itali